Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.
Vitia i shoqëruar nga Sekretari i MSH-së Naim Bardiqi, në fjalën e tij ka përmendur disa prej të arriturave dhe sfidave të Ministrisë së Shëndetësisë në dy vitet e fundit.
Ai ka përmendur disa projekte kapitale për të cilat ka thënë se janë zhbllokuar, e një prej tyre është përfundimi i ndërtimit të objektit të Emergjencës së re në QKUK, si dhe disa QKMF-ve nëpër komuna.
Vitia ka thënë se kanë punuar për rregullimin e çështjes së specializantëve, shpërndarjes së drejt të tyre pas mbingarkesës me konkursin e fundit si dhe janë duke planifikuar shpalljen e konkursit të ri.
Sipas Vitisë është përmirësuar furnizimi me barna. Ai ka thënë se në Klinikën e Onkologjisë furnizimi është rreth 80 për qind.
Vitia ka përmendur edhe disa shërbime të reja në QKUK. Raportimi i tij po vazhdon në Komision. /Gazeta Shneta/




