Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia drejtuar anëtarëve të OMK-së, i hapur për bashkëpunim me qëllim të avancimit të sistemit shëndetësor

Lajme 15/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Arben Vitia ne OMK
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ishte i pranishëm në Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK).

Ministri Vitia, iu drejtua anëtarëve të OMK-së me një fjalë rasti ku i falenderoi mjekët për kontributin e dhënë në sistemin shëndetësor, në mënyrë të veçantë në vitet e fundit gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19, përcjell Gazeta Shneta.

Mes tjerash, ai tha se mbetet i hapur për bashkëpunim me Odën e Mjekëve me qëllim të avancimit të sistemit shëndetësor publik në vend.

“Qeveria ka filluar me veprime të rëndësishme për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi, duke filluar me miratimin e Ligjit për Pagat, ku mjekëve për hërë të parë pas luftës, konsideroj se u jepet rëndësia që ata e kanë dhe pagesa më dinjitoze, për të vazhduar me investime në infrastrukturën shëndetësore”, tha Ministri Vitia.

Nga ana e tij, kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu, falenderoi Ministrin Vitia për praninë në Kuvendin e Odës së Mjekëve dhe shtoi se do të jenë aleat të Ministrisë së Shëndetësisë ngaqë shëndeti publik është interes i përbashkët.

 

 

 

Artikulli paraprakDënohet me një vit burgim stomatologu nga Prishtina, keqpërdori seksualisht pacienten 15-vjeçare
Artikulli i rradhës Klinika Emergjente e mbingarkuar me pacientë: Mbi 92 mijë pacientë janë trajtuar vetëm gjatë vitit 2022

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.