Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Foshnjës mrekulli” që lindi nën rrënojat e tërmetit i ndërrohet emri, bëhet me familje të re

Jetë 21/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë persona donin ta birësonin, por të afërmit e saj, pavarësisht kushteve të vështira, vendosën që për të ishte më mirë të ishte me familjen e saj.

Foshnja e lindur nën rrënoja pas tërmetit në Siri, Aya e vogël, është larguar nga spitali dhe ka mbërritur në një shtëpi të re.

Ajo u adoptua nga familja e tezes. Një ditë pasi ajo u shpëtua, mjekët i dhanë asaj emrin Aya, që do të thotë “mrekulli” dhe “dhuratë” në arabisht, ndër të tjera.

Me të mbërritur në shtëpinë e re, asaj iu dha një emër i ri – Afra, në kujtim të nënës së saj të ndjerë që vdiq nga tërmeti së bashku me bashkëshortin dhe katër fëmijët e saj, shkruan AP, transmeton Reporteri.net.

Historia e vogëlushes është raportuar nga mediat botërore. Shumë donin ta birësonin, por të afërmit e saj, pavarësisht kushteve të vështira, vendosën që më së miri të ishte me familjen.

Xhaxhai i Afrinit, Halil al-Sawadi, jeton me të afërmit e tij në Jinderis, në veri të Sirisë, sepse edhe shtëpia e tij u shkatërrua nga tërmetet. Ai dhe gruaja e tij kanë katër vajza dhe dy djem.

“Nuk do ta ndaj nga fëmijët e mi. Ajo është fëmija im tani. Nuk do ta ndaj nga fëmijët e mi. Do t’i preferoj sepse do të jenë kujtime të babait, nënës dhe vëllezërve të saj – tha Al-Sawadi për AP.

Gjatë qëndrimit në spital, Afra është ushqyer me gji nga bashkëshortja e drejtorit të spitalit në Afrin. Familja dhe autoritetet kompetente kishin frikë se vajza mund të rrëmbehej nga spitali, sidomos pas ndërhyrjes së sulmuesve të armatosur.

Spitali njoftoi të hënën se Afra iu dorëzua tezes dhe xhaxhait të saj pasi një test i ADN-së përcaktoi se ata ishin të lidhur biologjikisht.

 

Artikulli paraprakHaki Abazi sot intervistohet nga Prokuroria për provat rreth zhdukjes së mostrave në rastin Dehari
Artikulli i rradhës Presidentja Osmani dekoron IKSHPK-në me medaljen Presidenciale të Meritave

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.