Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rikthehen në punë të suspenduarit që lidhen me skandalin e foshnjës në Spitalin e Pejës

Lajme 23/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatë punonjës të Spitalit të Pejës të suspenduar pas rastit të rëndë, ku një foshnje që kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë, tronditi opinionin publik në dhjetorin e vitit të kaluar.

Pas këtij skandali, Spitali mori vendim për suspendimin nga puna të katër mamive, një pastruesi dhe dy personave në lajtore.

Ndërkohë, shefi i repartit të Gjinekologjisë, kryeinfermierja e këtij reparti, Drejtori Mjekësor dhe Drejtori i Infermierëve në këtë Spital u shkarkuan nga pozitat e tyre.

Mirëpo, burimet brenda spitalit kanë pohuar për Indeksonline se punëtorët që ishin suspenduar nga puna, nga fillimi i shkurtit janë rikthyer në detyrat e tyre.

Indeksonline ka kontaktuar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe Prokurorinë Themelore të këtij qyteti, për të marrë më shumë detaje lidhur me vijueshmërinë e hetimeve dhe trajtimit të rastit.

Asnjëra nga palët nuk kanë kthyer akoma përgjigje.

Ndërkaq, prindi i foshnjës, B.Z., ka deklaruar se akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet e drejtësisë, lidhur me rastin.

“Avokatin e kam angazhu, ai i ka ndjekë të gjitha procedurat. Gjykata e as Prokuroria në Pejë nuk na kanë lajmëru hala kurgja lidhur me rastin. Nuk e paskam ditë që i kanë rikthyer në punë të suspenduarit. Kam frikë se do të zgjatet si proces” tha ai për Indeksonline.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar për Indeksonline se akoma s’ka pranuar ndonjë raport zyrtar nga Bordi i ShSKUK-së lidhur me rikthimin e shërbyeseve shëndetësor të suspenduar.

“Lidhur me çështjet tjera të ngritura nga ana juaj, Ministria e Shëndetësisë është në dispozicion të organeve të hetuesisë, të cilët sipas informatave që posedoni edhe ju, janë duke hetuar rastin e Pejës” thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë kishte shkarkuar nga puna edhe ushtruesin e detyrës së kryeinspektorit në Inspektoriatin e Shëndetësisë, Shaban Osmanaj, nën dyshimin se i njëjti kishte dështuar të zbatojë detyrat dhe misionin, mbi të gjitha, të informojë drejtë dhe adresojë me kohë rastin në fjalë.

Lidhur me këtë, Ministria thotë se në një kohë të afërt pritet rishpallja e konkursit për Kryeinspektor Shëndetësor, i cili pason anulimin procedural të konkursit të shpallur paraprak për shkak të mos plotësimit të kritereve të aplikuesve.

 

Artikulli paraprakMSH paralajmëron 6 tenderë në vlerë mbi 30 milionë Euro për ndërtimin e objekteve shëndetësore
Artikulli i rradhës Nga një deri në 10, këshilltari i Vitisë: Qeveria Kurti meriton notën pesë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.