Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Meta dhe Haxhiu thonë se Bordi i SHSKUK-së po ndikon në përzgjedhjen e drejtorëve: Po ‘haliten’ në punët e tjerëve

Lajme 26/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti nga radhët e Listës Guxo Burim Meta dhe ai nga PDK Bekim Haxhiu kanë akuzuar Bordin Drejtues të SHSKUK-së se po ndikon në përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave.

Madje Meta ka përdorur shprehje të çuditshme ndaj anëtarëve të Bordit duke deklaruar se disa prej tyre po “kanë qejf të haliten”.

“Disa anëtarë të Bordit kanë qejf ngapak me u ‘halit’ në punën e tjerëve, ndoshta edhe kjo mund të jetë. Nuk dua të flasë me emra por unë mendoj se disa anëtarë të cilët janë pjesë e Bordit nuk e kanë vendin në Bord”, ka deklaruar Meta.

Në anën tjetër Bekim Haxhiu nga PDK thotë se fajin për mbetjen e disa pozitave me ushtrues detyre e ka Bordi dhe MSH.

“Është papërgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e Bordit të ShSKUK-së që tani e më shumë se 6 muaj ka shumë pozita udhëheqëse të cilat janë me ushtrues detyre kjo është njëfarë forme për t’i kontrolluar dhe për t’i shantazhuar ushtruesit e detyrës, për t’i pasur impakt edhe Bordi i ShSKUK-së edhe Ministria e Shëndetësisë tek këta udhëheqës në sektorin e shëndetësisë”, u shpreh Haxhiu.

Sipas tij, prioritet i Qeverisë për sektorin e shëndetësisë është bërë më shumë si biznes. Ai konsideron se ka pasur edhe emërime me baza partiake.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar Bordi i SHSKUK-së përmes një komunikate publike. Ata kanë thënë se nga 38 pozita të drejtorëve, 36 janë të përzgjedhur me konkurs. Bordi ka mohuar se ushtron ndikim në përzgjedhjen e tyre.

“Më tej, theksojmë se  Bordi Dejtues i ShSKUK-së, nuk ndërhyn në punën e klinikave por mbikëqyrë dhe i mbështetë, përmes kompetencave ligjore që ka, sipas Statutit, pra punën e të gjitha institucioneve përbërëse të ShSKUK-së. Sqarojmë se të gjithë drejtorët e klinikave në ShSKUK janë zgjedhur në përputhje me legjislacionin në fuqi. Çdo pretendim që emërimet janë bazuar në përkatësi politike është i pabazë dhe minon punën e palodhur dhe përkushtimin e stafit tanë për të respektuar standardet më të larta të profesionalizmit dhe transparencës”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZbardhet dëshmia e gjinekologut për vdekjen e 41-vjeçares në Ferizaj: Pati shtrëngim në gjoks
Artikulli i rradhës Bordi i SHSKUK-së i reagon Metës dhe Haxhiut: Pozitat udhëheqëse janë pa anime politike

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.