Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati ia ndalon analizat kompanisë “CFO Pharma” pas informimit nga Gazeta Shneta

Lajme 28/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati Farmaceutik ia ka ndal veprimtarinë një kompanie farmaceutike “Cfo Pharma” e cila kryente disa teste të vitaminave, yndyrës në gjak dhe sheqerit nëpër barnatore private. Ndalja e kësaj veprimtarie nga IF ndodhi pasi u informua nga Gazeta Shneta.

Matje e vitaminave, yndyrnave dhe sheqerit në gjak, ishte një veprimtari që e zhvillonte kompania “CFO Pharma” nëpër barnatore në tërë territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Përmes kësaj veprimtarie kompania synonte të shiste produktet e saj më lehtë tek qytetarët.

Por siç duket kjo veprimtari është ushtruar pa licencë nga Ministria e Shëndetësisë, pasi e njëjta është stopuar nga Inspektorati Farmaceutik. Kjo masë nga IF është ndërmarr pasi është informuar nga Gazeta Shneta.

“Për rastin në fjalë , duke iu falënderuar për informacionin iu njoftoj se  janë te përcaktuar dy inspektor te cilët deri me tani kanë inspektuar pos  Qarkulluesit me Shumicë të Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale ‘CFO Pharma’ edhe dy subjekte tjera si qarkullues me pakicë. Ajo që është me rendësi një veprimtari e tillë është e stopuar kurse masat tjera  do te ndermirën në ditët në vijim, pasi të  përfundon  rasti”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Farmaceutik për Gazetën Shneta.

Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga kompania në fjalë por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

“CFO Pharma” është kompani farmaceutike me veprimtari që disa vite në Kosovë dhe Shqipëri. Veprimtaria e matjes së vitaminave, yndyrnave dhe sheqerit në gjak nëpër barnatore private bëhet që disa muaj. Madje këto aktivitete janë bërë edhe publike në rrjetet sociale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMSh: Në Spitalin e Pejës nga sot ofrohen shërbimet e rezonancës magnetike
Artikulli i rradhës Inspektorati nuk gjeti asgjë në “Aorta” për vdekjen e 41-vjeçares, MSH nuk tregon raportin e inspektorëve

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.