Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh: Në Spitalin e Pejës nga sot ofrohen shërbimet e rezonancës magnetike

Lajme 28/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Spitali i Pejes
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka përuruar fillimin e shërbimeve të reja, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, përmes aparaturës së re të rezonancës magnetike.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, i shoqëruar nga ushtruesja e detyrës së Drejtores së Përgjithshme të ShSKUK-së, Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, anëtarët e Bordit të SHSKUK-së, Deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha –Kollçaku, mori pjesë në përurimin e zgjerimit të kapaciteteve shëndetësore në Spitalin Regjional të Pejës, respektivisht fillimin e shërbimeve përmes aparaturës së re të rezonancës magnetike.

spitali i pejes

“Sot është lajm i mirë që më në fund rezonanca magnetike do të jetë në shërbim të qytetareve të Pejës, por edhe të komunave të tjera përreth. Kur ka vullnet, kur ka punë dhe kur nuk mungon angazhimi, brenda një periudhe edhe më të shkurtër mund të bëhet investimi i ardhshëm”, tha ministri Vitia.

Vitia, ka njoftuar poashtu se tashmë është nënshkruar plani investiv për infrastrukturë edhe për pajisje në vlerë të 41 milionë eurove dhe se janë të mirëseardhura të gjitha kërkesat që do të ndikonin në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe më të mira shëndetësore.

Ky projekt, vlera e të cilit është 658 mijë euro, do të lehtësojë në masë të madhe punën e profesionistëve shëndetësorë si dhe do të përmirësojë shërbimet shëndetësore për qytetarët e këtij regjioni. Me aparaturën e re do të shtohen kapacitetet dhe e cila do të ndihmojë në dignostifikim dhe shtimin e shërbimeve imazherike nga të cilat do të përfitojnë pacientët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVdes shtatzëna që u lëndua në aksidentin me 4 të vdekur javën e kaluar në Shtime
Artikulli i rradhës Inspektorati ia ndalon analizat kompanisë “CFO Pharma” pas informimit nga Gazeta Shneta

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.