Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Babai thotë se spitali turk nuk po ia trajton djalin tre vjeçar pa ia paguar Kosova borxhin 8 milionë Euro

Lajme 10/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një tre vjeçar nuk po mund të kryej intervenimin e tretë për transplantin e qelizave në boshtin kurrizor si pasojë e një tumori. Dy transplantet e para i kreu me fletëzotime nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, por sipas babait Burim Qarkaj për transplantin e tretë spitali në Turqi po kërkon që paraprakisht Fondi i Sigurimeve Shëndetësore t’ia paguaj borxhin tetë milionësh.

Joel Qarkaj, tre-vjeç, po përballet me një sëmundje në boshtin kurrizor. Ai ka kryer disa intervenime në spitalin “Medical Park” në Turqi dhe ka nevojë t’i nënshtrohet një intervenimi të tretë, por spitali nuk po e pranon, shkruan Gazeta Shneta.

Shkak për mos pranimin e vogëlushit është një borxh milionësh që i ka Kosova këtij spitali. Së paku kështu po pretendon prindi i Joelit, Burim Qarkaj.

Qarkaj i ka thënë Gazetës Shneta se në spitalin turk nuk po pranojnë që ta trajtojnë të birin e tij për herë të tretë pasi Fondi i Sigurimeve Shëndetwsore i ka borxh spitalit rreth 8 milionë Euro.

“Djali jem ka qenë i sëmurë fillimisht me një tumor në kokë e më pas tumori është shfaq edhe në boshtin kurrizor. Në fillim na kanë ndihmu donatorët me 90 mijë Euro sepse për neve si familje ishte e pamundur kjo shumë. Është bë një operacion i cili ka kushtuar 30 mijë Euro pastaj 60 mijë Euro për disa kimioterapi dhe trajtim të mëtutjeshëm në boshtin kurrizor”.

“Më pas sipas protokolleve të spitalit janë nevojitur edhe tri transplante të qelizave në boshtin kurrizor të cilat kushtojnë 150 mijë Euro. Dy transplante janë kryer me mbështetjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, dy herë nga 50 mijë euro”.

“Tash pas tre javësh duhet me kry edhe transplantin e tretë të qelizave, por spitali na kanë thënë se nuk mund ta kryejmë nëse Kosova nuk ia paguan borxhin prej 8 milionë Eurove. Pra nuk e pranojnë fletëzotimin pa u paguar ky borxh”, ka deklaruar Qarkaj.

Ai thotë se intervenimin e tretë duhet ta kryej pas tre javësh por ende nuk e di se si do t’ia bëj çarën. “Pas tre jave duhet me bo transplantin e tretë. Nuk e di qysh kam me ja bo zgjidhjen”, ka thënë Qarkaj.

Gazeta Shneta ka kërkuar sqarime nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore sesa është borxhi i saktë ndaj institucioneve private shëndetësore brenda dhe jashtë vendit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. Këto dy institucione poashtu nuk kanë treguar nëse do të bëhet zgjidhje për këtë çështje.

FSSH ka dhënë sqarime vetëm për mbështetjen me fletëzotime për rastin në fjalë. Nga ky institucion kanë deklaruar se pacienti Joel Qarkaj ka aplikuar herën e parë më 27 dhjetor 2022 dhe herën e dytë më 13 shkurt 2023, për çka i janë lëshuar fletëzotimet sipas kritereve të Udhëzimit Administrativ 03/2017 për TMJIShP.

Gazeta Shneta muaj më parë ka raportuar se borxhi i FSSH-së ndaj institucioneve publike kishte kaluar shifrën prej 30 milionë Eurove. Kjo ishte konfirmuar edhe nga ish-ministri Rifat Latifi gjatë një raportimi të tij në Komisionin për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.

Madje Latifi në një tryezë tjetër kishte deklaruar se gjatë takimit me homologun turk në Ankara i ishte kërkuar që të paguhej borxhi para se të rifillonte trajtimi falas i pacientëve kosovarë në Turqi.

Vitin e kaluar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit Fatmir Plakiqi. Ai u shkarkua për shkak të dyshimeve për fryrje të faturave nga spitalet në Turqi dhe pagesave që ishin kryer nga FSSH. Për një rast të ngjashëm ka raportuar edhe Gazeta Shneta në mars të vitit të kaluar. /Gazeta Shneta/

Fondi pagoi mbi 138 mijë euro spitalin turk për pacienten e cila ndërroi jetë dhe nuk arriti të kryente tranplantin e palcës

Artikulli paraprakGazetari Arsim Lani pasi u trajtua në QKUK: Thellësisht falënderues për stafin e Kardiologjisë
Artikulli i rradhës Vranësira e reshje shiu edhe nesër

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.