Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fabrika e barnave “Gentipharm” i akuzon zyrtarët e AKPM-së për shkelje ligjore, këta thonë se punuan në pajtim me ligjin

Lajme 31/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fabrika e barnave “Gentipharm” i ka akuzuar dy zyrtarë të AKPM-së për shkelje ligjore në trajtimin e dy lëndëve të saj, por Dukagjin Zabërgja dhe Granita Selimaj kanë deklaruar se kanë punuar në përputhje me ligjin. Kjo fabrikë edhe në vitin 2020 kishte pretenduar se AKPM ia kishte bërë të padrejtë duke mos i dhënë leje të importit për alkool të denatyruar. AKPM në atë kohë kishte deklaruar se nuk bie pre e shantazheve.

Përfaqësuesit e fabrikës së barnave “Gentipharm” para dhjetë ditësh i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me një ankesë në lidhje me dy zyrtarë të AKPM-së, Dukagjin Zabërgja dhe Granita Selimaj. Sipas “Gentipharm”, këta dy zyrtarë kanë kryer shkelje ligjore dhe e kanë dëmtuar fabrikën gjatë trajtimi të dy lëndëve të saj, shkruan Gazeta Shneta.

Ata po pretendojnë se Zabërgja padrejtësisht iu ka kërkuar të kenë në posedim “Certifikatën e qarkullimit të lirë në vendin e origjinës” për alkool të denatyruar. Kjo kërkesë, sipas “Gentipharm” për këtë dokument – është E JASHTËLIGJSHME sepse “Certifikata e qarkullimit të lirë” nuk kërkohet nga asnjë legjislacion në fuqi.

Tutje janë ankuar se “Zabërgja nuk ka lejuar importin e alkool të denatyruar në paketim mbi 5L – me arsyetimin se ky alkool duhet të jetë në paketim final. Ky arsyetim dhe kjo ndalesë nuk ka asnjë bazë ligjore, dmth është e JASHTËLIGJSHME. Për këtë, z. Zabërgja nuk e kishte asnjë justifikim legjitim në takimin tonë të mbajtur në datën 07.03.2023”, thuhet në këtë ankesë.

Sipas “Gentipharm”  Zabërgja dhe Selimaj kanë “keqinformuar në përgjigjet e tyre, duke pretenduar se Gentipharm ka bërë kërkesë për prodhim të biocideve”.

“Si pasojë e këtyre veprimeve pa bazë ligjore nga AKPPM, Gentipharmit iu është mohuar e drejta e importit të alkoolit mbi 5L disa herë, përfshi periudhën e pandemisë, duke e demtuar rëndë financiarisht. Sepse po të ishte lëshuar leja e importit konform ligjit, cisterna me alkool, në kamionin nga Serbia, nuk do të vazhdonte të qëndronte padrejtësisht qe dy vjet e gjysëm në doganë. Znj. Selimaj, gjithashtu, ka trajtuar NDRYSHE lëndët me dokumentacion të njejtë – shkelje ligjore. E si pasojë e vlerësimit jokonsistent të lëndëve të njëjta nga departamenti i licencimit, qe një vit e kemi produktin DEXON në terminalin doganor në Selanik. Vlera e tij është 25000 euro, sepse AKPPM ka vendosur të mos e jap lejen e importit për te, edhe pse tri herat e kaluara e ka dhënë, me dokumentacionin e njëjtë!”, thuhet në ankesën e fabrikës së barnave.

Krejt në fund ata pretendojnë se “procesverbali i takimit të datës 07.03.2023 në mes të Fabrikës Gentipharm dhe AKPPM është MANIPULUAR DHE NDRYSHUAR nga AKPPM, të cilët tani as nuk përgjigjen!”, thuhet në këtë ankesë.

Por versione ndryshe japin Zabërgja dhe Selimaj. Ata thonë se nuk e kanë shkelur ligjin, përkundrazi kanë punuar në përputhje me të.

Zabërgja i cili mban pozitën Udhëheqës i Divizionit për Narkotikë dhe Prekursorë ka deklaruar për Gazetën Shneta se pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Biocide 08/L-065 AKPM më nuk ka lëshuar më leje importi për alkool etilik, pasi që ky produkt klasifikohet tashmë si biocid.

Deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, Zabërgja ka thënë se lejet janë lëshuar në përputhje me vendimin e Kryeministrit të Kosovës të vitit 2015 për lirimin e alkoolit etilik për përdorim medicinal nga detyrimet e akcizës me kodin doganor 2207 2000 10 (pika 6 e vendimit).

“Do të thotë se çështja në fjalë është qëndrim i Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimi për zbatimin e këtij vendimi, pa rrezikuar shëndetin e popullsisë, është qëndrim ndërinstitucional (jo qëndrim individual), që është zbatuar në vazhdim nga zyrtarët doganorë dhe zyrtarët e AKPPM-së. Gjatë kësaj periudhe nuk është hasur në asnjë problem me kompanitë importuese. I vetmi problem është shfaqur me kompaninë Gentipharm. Kompanisë në fjalë i është lëshuar leja e importit si konfirmim për zyrtarët doganorë, për paketimin final me madhësi të paketimit prej 5L, ditën e dytë të aplikimit, bazuar në dokumentacionin e bashkangjitur që ka ofruar të dhëna të mjaftueshme për sigurinë, kualitetin dhe efikasitetin e veprimit, por, i është refuzuar lëshimi i lejës së importit si konfirmim për doganën, për cisternën të mbushur me alkool etilik të denatyruar në sasi prej 1 toni (1000 l)”, thuhet në sqarimet e Zabërgjës.

Ai tutje ka deklaruar se kompanisë në fjalë i ka sqaruar tutje përmes postës elektronike për dy çështje: 1. alkooli në cisternë nuk është produkt final por konsiderohet si substance aktive që do t’i nënshtrohet procedurave të mëtutjeshëm të prodhimit (p.sh.zbutjes së koncentrimit, paketimit, etiketimit, testimit të kontrollit të cilësisë pas finalizimit) dhe 2. AKPPM e ka të pamundur lëshimin e lejës së importit si konfirmim për doganën për produktin e pa finalizuar dhe është udhëzuar t’i drejtohet Ministrisë të Mjedisit si autoritet kompetent për prodhimin e biocideve.

Ndërkaq Granita Selimaj, udhëheqëse e Departamentit të Autorizim Marketingut ka thënë se sa i përket lëndës për produktin “Dexon”, lënda është refuzuar nga Bordi i Ankesave vendimet e të cilit janë obligative për AKPM-në. Vendimin e Bordit e gjeni në këtë vegzë: Bordi i Ankesave AKPM – Gentipharm

“Sa i përket lëndës për Dexon, ju njoftoj se e njejta lëndë është proceduar në Bordin e Ankesave nga ana e palës, mirpo ankesa i është refuzuar si e pa bazuar nga Bordi ( gjeni të ngarkuar Vendimin e refuzimit të ankesës nga Bordi i Ankesave). Në AKPPM ekziston Bordi i Ankesave që ka përgjegjësinë të shqyrtojë dhe vendosë çdo ankesë e pretendim mbi pakënaqesitë e palëve ndaj vendimeve e veprimeve të departamenteve të AKKPM -së (shkallës së parë) dhe ne nuk kemi ndikim e autorizime ndaj vendimeve të shkallës së dytë. E kundërta është e mundshme, ne u detyrohemi vendimeve të Bordit të Ankesave – shkallës së dytë”, ka deklaruar Selimaj.

Ajo ka sqaruar tutje se “Në rastin konkret, ne si shkallë e parë, nuk kemi ndryshuar kurrfarë praktike nga e kaluara me vullnetin tonë të lirë, përdorim të standardeve të dyfishta. Në, AKPPM, përkatësisht departamentet respektive, kanë zbatuar në mënyrë uniforme llojin e procedurës që pala ka kërkuar në rastin konkret por kjo ka ndodhur për aq kohë sa në një rast tjetër, Bordi i Ankesave nuk kishte vendosur ende për një interpretim të ndryshëm të kritereve e procedurave administrative për çështjen në fjalë. Nga ai moment AKPPM si shkallë e parë, ka marrë në konsideratë standardin e zbatimit të normave konkrete materiale dhe procedurale me c’rast i jemi bindur vleresimeve të organit të shkallës së dytë, Bordit të AKPPM-së”.

Selimaj ka thënë se Bordi është organ i pavarur i emëruar nga ministri i Shëndetësisë dhe vendimet e tij mund të atakohen në Gjykatën Themelore. “Në këtë rast, pala nuk ka marrë parasysh natyrën e vendosjes meritore administrative në shkallë të parë dhe atë të dytën, prandaj ne nuk mund të kemi një përgjigje tjetër për rastin në fjalë”, ka deklaruar Selimaj.

Fabrika “Gentipharm” edhe në vitin 2020 e kishte akuzuar AKPM-në se ia kishte bërë të padrejtë në mos dhënien e lejes së importit të denatyruar. Por AKPM kishte reaguar duke thënë se nuk bie pre e shtantazheve dhe se kjo fabrikë e kishte keqpërdorur situatën me pandeminë Covid-19. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSindikata e QKUK-së ankohet për heqjen e shtesave në pagat e muajit mars
Artikulli i rradhës Publikohet konkursi për drejtor të përgjithshëm të SHSKUK-së, këto janë kriteret

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.