Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A e bllokojnë kremrat kundër diellit, prodhimin e vitaminës D në lëkurë?

Jetë 04/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
kremi kunder diellit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse jeni shumë të zellshëm për të aplikuar kremin kundër rrezeve të diellit përpara se të dilni nga shtëpia, a do ta pengojë kjo mbrojtje që lëkura juaj të prodhojë mjaftueshëm vitaminë D?

Një krem kundër diellit me spektër të gjerë ndihmon në bllokimin e dritës ultravjollcë B (UVB), e cila mund të shkaktojë kancer të lëkurës, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Por rrezet UVB janë gjithashtu ato që trupi përdor për të prodhuar vitaminën D në mënyrë natyrale.

Kjo mund të nënkuptojë se përdorimi i kremrave kundër diellit mund të ulë nivelet e vitaminës D, mirëpo ekspertët thonë se kjo nuk duhet të jetë shqetësuese.

“Ka shumë studime që tregojnë se përdorimi i rregullt i kremrave kundër diellit nuk do të ndikonte në nivelet e vitaminës D,” tha Dr. Henry W. Lim, një dermatolog i certifikuar nga bordi në Henry Ford Health në Detroit, Michigan.

Sipas një meta-analize të vitit 2019 të botuar në revistën British Journal of Dermatology, pjesa më e madhe e hulumtimit sugjeron se përdorimi i kremit të diellit ka pak ose aspak ndikim në përqendrimin e vitaminës D në trup.

Megjithatë, studiuesit pranuan se hulumtimet klinike mbi ndikimin e kremrave me SPF të lartë mungonin.

“Askush prej nesh nuk përdor aq shumë,” tha dermatologu Lim, që do të thotë se njerëzit janë më pak të mbrojtur nga dielli dhe janë ende në gjendje të prodhojnë vitaminë D.

A keni nevojë për suplemente të vitaminës D gjatë verës?

Edhe pse kremi kundër diellit nuk duket se zvogëlon prodhimin e vitaminës D, disa ekspertë shëndetësorë rekomandojnë marrjen e një suplementi ditor të multivitaminës ose vitaminës D gjatë gjithë vitit vetëm për të qenë të sigurt.

Megjithatë, shumica e njerëzve mund të marrin mjaftueshëm vitaminë D përmes ekspozimit në diell dhe dietës, tha Melissa Ann Prest, një zëdhënëse kombëtare me bazë në Çikago për Akademinë e Ushqyerjes dhe Dietologjisë.

Salmoni, trofta dhe shojza janë disa nga burimet më të mira dietike të vitaminës D dhe shumë produkte ushqimore, si qumështi dhe drithërat, janë gjithashtu të fortifikuara me vitaminë D.

Ndërsa vitamina D është thelbësore, mbrojtja e duhur nga dielli mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të lëkurës, zhvillimin e rrudhave dhe shfaqjen e njollave të lëkurës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFDA miraton xhelin e parë jo-hormonal kontraceptivë për pengimin e shtatzënisë së padëshiruar
Artikulli i rradhës MSh: Qytetarët do të përzgjedhin mjekun familjar brenda zonës së banimit dhe do të kenë qasje në shërbime në kohën e duhur

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.