Gjinekologu shqiptar nga Danimarka, Musa Krasniqi, e ka kritikuar ministrin Arben Vitia se nuk e pranoi në takim e më pas e ka fshirë statusin në Facebook.
Gjinekologu shqiptar nga Danimarka Musa Krasniqi, i cili ka kryer disa herë operacione vullnetare në Spitalin e Pejës, e ka kritikuar sot publikisht ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia se nuk e ka pritur në takim e madje as nuk e ka përshëndetur, shkruan Gazeta Shneta.
“Sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk më pranoi në takim në zyrën e tij ! Ai as që doli nga zyra të më përshëndes”, ka shkruar Krasniqi.
“Shpresoj që askush nuk mund të më pengoj për t’i ndihmuar bashkëvendësit e mi. Askush nuk mund te ma marrë atdhedashurinë”, ka shkruar gjinekologu me prejardhje nga Klina.
Por nuk ka zgjatur shumë dhe i njëjti e ka fshirë këtë status në profilin e tij në Facebook. Nuk dihet arsyeja për këtë veprim të tij.
Megjithatë Krasniqi edhe në një status paraprak ka lënë të kuptohet se ka ankesa në lidhje me punën e tij vullnetare në Spitalin e Pejës. Në këtë shkrim Krasniqi tregon se ka kryer 20 operacione për dy javë teksa ka shtuar se kishte dëshirë të kryente më shumë operacione por nuk tregon arsyen pse nuk i ka realizuar.
“20 ndërhyrje gjinekologjiko-kirurgjike pa asnjë komplikim. Mbi 150 vizita (kontrolla dhe këshillime). Unë kisha deshirë, vullnet, gadishmeri e mundësi edhe për më shumë….”, ka shkruar Krasniqi në facebook.
Sidoqoftë Krasniqi është mjek shqiptar në Danimark dhe ka realizuar disa procedura për herë të parë në Spitalin e Pejës. /Gazeta Shneta/




