Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Dr. Izet Sadiku ka informuar më gjerësisht rreth shërbimeve laboratorike të cilat ofrohen në secilën qendër shëndetësore në kryeqytet.
Sadiku përmes një udhërrëfyesit të publikuar në rrjetin social facebook, informon qytetarët për shërbimet laboratorike të cilat mund t’i gjejnë në të gjitha qendrat e kujdesit parësor shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.
“Duke parë interesimin e madh dhe nevojat e qytetarëve për shërbime laboratorike, Drejtoria e Shendetësisë së Komunës së Prishtinës, ka përgatitur një udhërrëfyes i cili do të i informoi qytetarët për këtë shërbim, në të gjitha qendrat e kujdesit parësorë shëndetësorë. Në këtë udhërrëfyes mund të gjeni se ku ofrohen shërbimet laboratorike në secilën Qendër Shëndetësore në Prishtinë, llojet e shërbimeve që ofrohen si dhe orarin” ka thënë Sadiku.
Udhërrëfyesit e shërbimeve laboratorike mund t’i gjeni më poshtë:










