Vaksinat kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës mund të jenë gati deri në fund të dekadës, tha shefi ekzekutiv i kompanisë farmacuetike Moderna, Paul Burton.
Ekspertët besojnë se vaksinat shpëtimtare që synojnë gjendje serioze shëndetësore, përfshirë kancerin dhe sëmundjet e zemrës, mund të jenë gati brenda shtatë viteve të ardhshme.
Kompania farmaceutike Moderna po zhvillon vaksina “të personalizuara” për të synuar lloje të ndryshme të tumoreve.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Moderna, Paul Burton, tha për burimin The Guardian, se parashihet deri në vitin 2030 që të ketë vaksina për ‘të gjitha llojet’ e sëmundjeve të pashërueshme, duke shpëtuar ‘qindra mijëra, nëse jo miliona jetë’.
Të gjitha studimet e kryera kanë treguar se këto vaksina do të jenë jashtëzakonisht premtuese dhe mund të aplikohen në të gjitha llojet e fushave të sëmundjeve, si kanceri, sëmundjet autoimune, sëmundjet e rralla dhe sëmundjet kardiovaskulare.