Klinika e Onkologjisë në QKUK ka dal me një reagim në lidhje me një raportim në media se janë krijuar radhë të gjata të pacientëve.
Onkologjia ka reaguar duke thënë se gjatë ditës së djeshme janë trajtuar 330 pacientë në kemioterapi dhe 100 pacientë janë trajtuar me rrezatim.
Sipas këtij reagimi shumica e barnave aktualisht iu janë ofruar pacientëve.
Reagimi i plotë:
Në lidhje me shkrimin “Radhë të gjata në Onkologji, pacientët të tmerruar me çmimet e medikamenteve”, Klinika e Onkologjisë reagon, duke sqaruar publikun se gjatë ditës së djeshme në Klinikën e Okologjisë janë ofruar shërbime për 330 pacientë në Shërbimin e Kemioterapisë dhe 100 pacientë kanë marrë trajtim me rrezatim, asnjë pacienti nuk i ka munguar shërbimi.
Të gjithë pacientët që kanë pasur nevojë për trajtim janë mjekuar sipas regullit dhe protokoleve, pa asnjë problem.
Sa i përket ilaçeve, shumica janë ofruar në kinikë, me ndonjë mungesë të vogël.




