Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Vdekjet nga Covid-19 janë ulur 95 për qind këtë vit

Jetë 27/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se vdekjet nga COVID-19 kishin rënë me 95 për qind që nga fillimi i vitit – por paralajmëruan se virusi është ende në lëvizje.

“Ne jemi shumë të inkurajuar nga rënia e vazhdueshme e vdekjeve të raportuara nga COVID-19, të cilat kanë rënë 95 për qind që nga fillimi i këtij viti,” tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp raporton AFP përcjell Gazeta Shneta.

“Megjithatë, disa vende po shohin rritje dhe gjatë katër javëve të fundit, 14,000 njerëz humbën jetën nga kjo sëmundje.

“Dhe, siç ilustrohet shfaqja e variantit të ri XBB.1.16, virusi është ende në ndryshim dhe është ende i aftë të shkaktojë valë të reja sëmundjesh dhe vdekjesh.”

Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për COVID-19, tha se sub-linja e XBB tani është mbizotëruese në mbarë botën.

Ajo bëri thirrje për rritje të mbikëqyrjes përmes testimit “në mënyrë që të mund të monitorojmë vetë virusin dhe të kuptojmë se çfarë do të thotë secili prej këtyre mutacioneve”.

Ndërkohë drejtori Tedros ka thënë se një në dhjetë infeksione rezultuan në COVID të zgjatur, duke sugjeruar se qindra miliona njerëz do të kishin nevojë për kujdes afatgjatë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakU riemërua në Bord, Kodolli: Faleminderit atyre që më besuan nga fillimi
Artikulli i rradhës BE shpalos reformat për barnat më të lira gjenerike në treg dhe për të shmangur mungesat e tyre

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.