Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla të çuditshme për një jetë të shëndetshme

Jetë 03/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dad and little son are sitting on the couch. Man talks to his child, teaches him, gives advice. Speech dough. Family men's evening. Vector flat illustration.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë mundohemi të praktikojmë këshilla që na ndihmojnë të kemi një jetë më të mirë. Po i ndajmë me ju disa këshilla që mund të tingëllojnë qesharake, mirëpo janë vërtetuar se janë të sakta dhe ndihmojnë në stilin e jetës.

1.Për dhëmbë të shëndetshëm, mos i lani pas ngrënies

Mos i lani dhëmbët menjëherë pasi keni ngrënë ose pirë ushqime acidike. Ushqimet acidike – agrumet dhe pijet, pijet sportive, domatet, pijet e gazuara edhe ato dietike ashtu edhe të zakonshme – zbutin smaltin tuaj të dhëmbëve, jo vetëm duke ndryshuar ngjyrën e dhëmbëve tuaj, por duke i hapur rrugë baktereve që të shkaktojnë kavitete ose infeksion, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.

Larja e dhëmbëve në këtë fazë mund të përshpejtojë efektin e acidit në smaltin tuaj dhe të gërryejë shtresën poshtë.

2.Kur jeni të lodhur, largohuni nga pijet energjetike

Pijet energjike përmbajnë pesë herë më tepër kafeinë sesa kafeja si dhe shtytja që ofrojnë është e shpejtë dhe vjen me efekte anësore të pakëndshme si: nervozizmi, rrahja e shpejtë e zemrës, irritimin etj. Pijet energike përmbajnë shpesh nivele të larta të taurinës, një stimulues i sistemit qëndror nervor, dhe nga 50g sheqer për kanaqe.

3. Pini ujë kur jeni të fryrë

“Kur ndiheni të fryrë , pirja e ujit tingëllon sikur vetëm do t’i përkeqësonte gjërat, por shpesh mund të ndihmojë,” tha për Health, James Lee, MD, një gastroenterolog në Spitalin St. Joseph në Orange, Kaliforni .

“Nëse jeni në një dietë të pasur me fibra, për shembull, atëherë trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë për të punuar në mënyrë më efikase”, tha Dr. Lee. “Uji përzihet me fibra të tretshme në ujë dhe e bën atë në një substancë të ngjashme me xhel. Kjo ndikon në lëvizshmërinë e zorrëve dhe redukton simptomat e fryrjes.”

Pirja e ujit gjithashtu, lehtëson fryrjen e shkaktuar nga dehidratimi. Kur jeni të dehidratuar, trupi juaj ngjitet pas ujit që ka për shkak të çekuilibrit të elektroliteve, duke ju bërë të ndiheni të fryrë.

4.Shmang pijet me gaz që të humbni peshë

Duhet të largoni të gjitha pijet me gaz, përfshirë edhe ato dietale. Një studim ka treguar se personat që konsumojnë pije dietale konsumojnë më tepër kalori nga ushqimi sesa ata që konsumojnë pije të zakonshme me gaz. Njerëzit mendojnë se nëse shkruan “dietale”  nënkupton më pak kalori, por kjo nuk është e vërtetë. Kur prodhuesit largojnë një përbërës ndërsa shija përfundimtare është e njëjtë, atëherë kanë shtuar diçka si sheqer plotësues./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKujdes me antibiotikët në shtatzani
Artikulli i rradhës Çka e shkakton marramendjen dhe si ta trajtojmë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.