Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH hap konkursin për 350 specializantë të rinj sipas nevojave të institucioneve shëndetësore

Lajme 03/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë sot ka hapur konkursin për 350 specializantë të rinj sipas nevojave të institucioneve shëndetësore.

Për hapjen e këtij konkursi është mbajtur një konferencë për media nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryesuesi i Bordit për Shkollim Specialistik Edmond Haliti. Ky është konkursi i parë sipas Udhëzimit të ri Administrativ 01/2023, shkruan Gazeta Shneta.

Vitia ka deklaruar se Udhëzimi i ri Administrativ do t’i eliminojë mungesat e hasura, do të mundësojë një sistem më të mirë të shkollimit specialistik dhe do të rregullojë një herë e mirë çështjet e përgjegjësive të specializantëve në lidhje me respektimin e kontratave të nënshkruara, etj.

Ai ka thënë se numri i specializimeve është mbështetur në tri kriteret bazë: Kuadrin deficitar;  Kapacitetet Mentoriale; dhe Kapacitetet infrastrukturore.

“Në kuadër të kësaj, Bordi për Shkollim Specialistik, ka arritur të përpilojë “Ditarin e Specializantit”. Po ashtu, në bashkëpunim me Departamentin e Sistemit të Informimit Shëndetësor, ka përpiluar  Data-bazën apo Modulin Elektronik. Këto metoda do të shërbejnë për monitorimin dhe evidentimin e punës së specializantit gjatë shkollimit specialistik, e që deri më tani e gjithë kjo ka qenë e evidentuar në një librezë e cila i ngjan asaj të stazhit postdiplomik”, ka deklaruar Vitia. 

Tutje ministri ka kritikuar konkursin e fundit për specializime në të cilin janë pranuar mbi 1500 specializantë të rinj. Ai është zotuar se do të marrin masa për të përmirësuar cilësinë e specialistëve që do të dalin nga ky proces.

“Duke marrë parasysh numrin e madh të specializantëve në konkursin e vitit 2020, mbi 1 mijë e 500 specializantë, pa planifikime strategjike duke tejkaluar planifikimin e burimeve njerëzore pa e evidentuar paraprakisht kuadrin deficitar dhe pa asnjë parashikim të kapaciteteve mentoriale dhe infrastrukturore, ka bërë që të mbingarkohen disa klinika. Po ashtu, janë krijuar edhe mungesa të kuadrit profesional në disa lëmi të tjera. Jemi dëshmitarë se në disa drejtime specialistike të Klinikës së Stomatologjisë, numri i specializantëve për një mentor klinik shkon deri 14 specializantë, ku sipas Udhëzimit Administrativ  05/2017 (neni 47) thuhet se një mentor klinik mund të ketë nën mbikëqyrje jo më shumë se 3 specializantë”, theksoi ai. Si pasojë e kësaj, shtoi Ministri Vitia, “ne sot në planifikimet e bëra, e kemi të pamundur të shtojmë numrin e nevojshëm të specializimeve, sidomos në lëmit deficitare, për arsyen e mos tejkalimeve buxhetore”.

Në anën tjetër Dr. Edmond Haliti, kryesues i BQSHS tha se me rastin e planifikimit të këtij konkursi janë konsultuar platforma të ndryshme ligjore dhe përvojat e vendeve të suksesshme dhe është bërë një zgjidhje optimale për t’i përmbushur nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit.

Në kuadër të këtyre planifikimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë të vlerësimit nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Departamenti i Zhvillimit Strategjik, është vendosur që më këtë konkurs të ndahen  rreth 350 specializime për lëmi kilnike, nga Mjekësia familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.

Të gjithë specializantët që do të pranohen në kuadër të Institucioneve Publik Shëndetësore, do të financohen nga Institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë për nevoja për  stafit profesional. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇka e shkakton marramendjen dhe si ta trajtojmë
Artikulli i rradhës Pas takimit me Vitinë, Naim Bardiqi është zgjedhur kryesues i Bordit të ri të SHSKUK-së

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.