Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdes, zhuga ka filluar të përhapet në Kosovë

Lajme 05/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë muajit mars të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 32 raste të infektuarve me zgjebe. Kjo sëmundje ndonëse në masë të vogël ka filluar të përhapet edhe në Kosovë kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas dermatologes, Kreshnike Abrashi-Radoniqi numri i të infektuarve me parazitin e zgjebes është në rritje edhe në Kosovë.

Dermatologia Abrashi ka thënë se simptomat e zgjebes janë: “kruarje e shprehur në mbrëmje, në temperatura të larta, shfaqje e puprrave të kuqe që mund të infektohen, gërvishtje dhe dregëza”.

Abrashi ka thënë se me vendet ku mund të shfaqet te fëmijët janë: shuplaka, shputa dhe në mes të gishtave më shumë. Ndërsa te të rriturit tek barku dhe nën gjuri.

Ndërsa për rreziqet e kësaj sëmundje, Abrashi-Radoniqi ka thënë se mund të kaloj në infeksione tjera.

“Sëmundja ka rrezik të kaloj nga infeksionin me parazit në infeksion bacterial.

Tutje Abrashi ka treguar edhe si mund të hapet ky parazit.

“Paraziti përhapet nga kontakti me lëkuren e infektuar, gjësende si batanije, peshqirë, rroba e gjësende tjera”.

Mes tjerash dermatologia Abrashi ka treguar edhe masat që duhet të ndërmerren për këtë parazit.

“Larja dhe hekurosja e rrobave, qëndrimi deri në 3 ditë i rrobave jashtë shtëpise që i ka mbathur i infektuari, trajtimi i të gjithë personave në kontakt me të infektuarin në veqanti familjarët, dezinfektimi dhe pastrimi i shpeshtë i kopshteve të fëmijëve, shkollave, shtëpisë së pleqve dhe të bëhen vizita sistematik në shkolla që të diagnostifikohen rastet”.

Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar se ka raste të të prekurve me zgjebë. Por që sipas tyre në të kaluarën ka qenë më përhapur, ndërsa tani nuk ka shumë raste.

Dhe kjo sipas tyre nuk paraqet shqetësim të madh “…por sot kjo nuk paraqet shqetësim të madh për shëndetin publik, sepse ka barna adekuate, trajtohet e menaxhohet lehtë dhe rastet janë të rralla“, MSH për Insajderin

 

 

Artikulli paraprakSadiku me bashkëpunëtorë marrin mbështetje në Zagreb për institucionet shëndetësore në Prishtinë
Artikulli i rradhës Infermieri holandez rrëfen se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.