Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh del me sqarim për Onkologjinë: Kanë filluar punimet për përmirësimin e kushteve, furnizimi me barna 90 përqind

Lajme 05/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka dal me një sqarim për një shkrim në media lidhur me gjendjen në Klinikën e Onkologjisë, ku disa pacientë janë ankuar përmes një letre publike për kushtet në këtë klinikë.

MSh ka thënë se në adresë të tyre nuk ka ardhur asnjë ankesë deri më tani, ndërsa ka sqaruar se Klinika e Onkologjisë ka filluar t’i nënshtrohet punimeve për përmirësimin e kushteve për pacientët.

“Sa i përket Klinikës së Onkologjisë, ju njoftojmë se projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme veçse është proceduar nga ShSKUK-së së bashku me investimet në aparaturat e avancuara, ndërsa punimet tashmë kanë filluar.

Sipas raportimit nga Bordi i ShSKUK-së, aktualisht furnizimi me barna është 90%, ndërsa furnizimi me material shpenzues 85%. Mekanizmat menaxhues të ShKUK-së kanë shtuar angazhimin që edhe kjo përqindje e furnizimit me barna dhe material shpenzues të arrij në plotni kërkesat dhe nevojat e pacientëve tanë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj lajmit me titull “Pacientët e Onkologjisë letër MSH-së: Ndërmerrni masa ose mbyllemi në repart deri në plotësimin e kërkesave”, i riprodukuar në disa media.

Njoftojmë opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë në adresën e saj, deri më tani, nuk ka pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike në asnjë prej departamenteve përgjegjëse, siç pretendohet në këtë lajm.

Me këtë rast, ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë në bashkërendim me Bordin dhe menaxhmentin e ShSKUK-së si dhe akterë të tjerë relevant, janë angazhuar në vazhdimësi për të siguruar dhe ngritur cilësinë e shërbimeve dhe sigurimin e terapisë për pacientet në nevojë.

Sa i përket Klinikës së Onkologjisë, ju njoftojmë se projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme veçse është proceduar nga ShSKUK-së së bashku me investimet në aparaturat e avancuara, ndërsa punimet tashmë kanë filluar.

Sipas raportimit nga Bordi i ShSKUK-së, aktualisht furnizimi me barna është 90%, ndërsa furnizimi me material shpenzues 85%. Mekanizmat menaxhues të ShKUK-së kanë shtuar angazhimin që edhe kjo përqindje e furnizimit me barna dhe material shpenzues të arrij në plotni kërkesat dhe nevojat e pacientëve tanë.

Investimet në Kliniken e Onkologjisë duke përfshi infrastrukturën dhe pajisjet, sipas raportit nga Bordi i ShSKUK-së, këtë vit janë në vlerë rreth 2 milionë euro.

Po ashtu, ShSKUK është në fazën përfundimtare të procesit të rekrutimit të rreth 100 infermiereve, të cilët do të sistemohen sipas nevojave në  klinikat e QKUK-së, duke përfshirë edhe Kliniken e Onkologjisë.

Kujdesi ndaj qytetarëve si dhe shërbimet shëndetësore janë gjithmonë prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa mbesim të përkushtuar për të përmirësuar dhe avancuar shërbimet shëndetësore përmes planifikimeve infrastrukturore, si dhe të shtimit të kapaciteteve të stafit profesional shëndetësorë.

Artikulli paraprakOIK-ja kompleton organet e saj, prokurore zgjedhet Dafina Vërbovci –Kulinxha
Artikulli i rradhës Rektori Qerimi në 20-vjetorin e degës së infermierisë: Infermieria është boshti i shëndetësisë sonë

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.