Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rektori Qerimi në 20-vjetorin e degës së infermierisë: Infermieria është boshti i shëndetësisë sonë

Lajme 05/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infermieria është boshti i shëndetësisë sonë dhe janë heronjtë e padukshëm të cilët ofrojnë shpresë për pacientët dhe familjarët e tyre.

Kështu tha rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, raporton Ekonomia Online.

Në 20-vjetorin e themelimit të Degës së Infermierisë, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë, Qerimi e quajti këtë institucion si pishtar të dijes.

“Është nder i madh dhe kënaqësi për mua që të qëndroj para një kolegjiumi si ju. Jam i lumtur që jemi mbledhur sot këtu për të festuar këtë arritje, dua t’i falënderoj stafin akademik dhe studentët. Për dy dekada ky institucion ka qenë pishtar i dijes duke bërë arritje të mëdha”.

“Jo vetëm që ka prodhuar infermierë të suksesshëm, por gjithashtu edhe duke u bërë rol kyç në jetën tonë. Infermieria është boshti në shëndetësinë tonë, infermierët janë heronjtë e padukshëm dhe ofrojnë shpresë për pacientët dhe familjarët e tyre. Përmes angazhimit të tyre, sjellin rezultate tek pacientët”, tha Qerimi.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, tha Dega e Infermierisë arrin të nxjerrë profesionistë të mëdhenj, me ç’rast tha se kurrikulat për këtë degë janë me standarde të BE-së.

“Sot në 20-vjetorin e themelimit të degës së infermierisë jemi dëshmitarë se ky program nxjerrë profesionistë shëndetësor, infermierë të kualifikuar që kanë fuqizuar sistemin shëndetësor të Kosovës. Kurrikula e programit të infermierisë është në kurrikulat evropiane të programit infermierorë si dhe me standarde të Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Artikulli paraprakMSh del me sqarim për Onkologjinë: Kanë filluar punimet për përmirësimin e kushteve, furnizimi me barna 90 përqind
Artikulli i rradhës Oda Amerikane: Rregullimi i çmimit të barnave në Kosovë, një hap drejt shërbimeve cilësore

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.