Është stina për të qenë e këndshme, e cila përfshin ushqime festive si patatet e skuqura dhe pjata me rrotulla salsiçesh dhe feta proshutë. Por këto ushqime të përpunuara patën disa pasoja të rënda për një djalë 19-vjeçar nga Britania e Madhe.
Adoleshenti u verbua pasi jetoi për një dekadë me bukë të bardhë, salcice, patate të skuqura dhe proshutë. Ai, u detyrua të braktiste kolegjin, humbi shikimin pasi trupi i tij pati mungesë totale në disa vitamina kryesore, duke përfshirë B12, bakër dhe vitaminë D, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Aadoleshenti kishte shkuar tek mjeku në moshën 14-vjeçare për shkak se ndihej i lodhur dhe jo mirë. Në atë kohë ai u diagnostikuar me mangësi vitamine B12 dhe iu dhanë suplemente. Por ai nuk i qëndroi trajtimit të dhënë nga mjeku dhe as nuk e përmirësoi dietën e tij ushqimore.
Tre vjet më vonë, adoleshenti u dërgua në spitalin e syve të Bristol, për shkak të humbjes progresive të shikimit.
Dr Denize Atan, që e trajtoi atë në spital tha: “Dieta e tij ishte praktikisht një sasi patatesh të skuqura, që e merrte çdo ditë në një dyqan pranë shtëpisë. Ai hante gjithashtu patatina dhe ndonjëherë feta buke e proshutë, por asnjë frut apo perime. Sipas tij arsyeja ishte faktin se stomaku nuk i toleronte shumë ushqime, kështu që patatet dhe patatinat ishin e vetmja gjë, që ai donte dhe ndjente se mund të hante”.
Gjendja me të cilën u diagnostikua i riu e quajtur neuropatia optike ushqyese, sipas ekspertëve është e trajtueshme nëse diagnostikohet herët. Nëse neglizhohet për një kohë të gjatë, fibrat nervore në nervat optikë vdesin dhe dëmtimi bëhet i përhershëm. /Gazeta Shneta/


