Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Memli Krasniqi: Kosova nuk ka infermierë për shtetet tjera

Lajme 12/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në ditën ndërkombëtare të infermierëve Memli Krasniqi ka thënë se është është obligim i tyre, e, posaçërisht i Qeverisë, që të angazhohet për krijimin e kushteve sa më dinjitoze për infermierët.

Ai përmes një postimi në facebook ka treguar se nëna e tij tash e 45 vite punon si infermerie, shkruan Gazeta Shneta.

Nëna ime Edibja, tash e 45 vjet është në shërbim të qytetarëve të vendit si infermiere. Një kontribut i gjatë dhe jo pak i lodhshëm, por që unë e di se po të kishte mundësi – ajo do ta bënte përsëri nga dita e parë, – ka shkruar ai.

Ai ka falënderuar infermierët për punën e palodhshme që bëjnë duke thënë se është obligim i tyre që të ofrojnë kushte sa ma të mira për këtë sektor të shëndetësisë.

Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, dua që të uroj e falënderoj jo vetëm nënën time, por të gjithë infermierët e vendit tonë, vijën e parë të kujdesit shëndetësor, të cilët japin shpirtin për të na mbajtur të sigurt dhe të shëndetshëm.

 

Njoftimi i tij i plotë:

Nëna ime Edibja, tash e 45 vjet është në shërbim të qytetarëve të vendit si infermiere. Një kontribut i gjatë dhe jo pak i lodhshëm, por që unë e di se po të kishte mundësi – ajo do ta bënte përsëri nga dita e parë.

Dhe, këtë, për dy arsye: E para, sepse ky është profesioni i infermierit: një jetë në shërbim të tjerëve – posaçërisht atyre që kanë më shumë nevojë. Shumë punë, sakrificë e mund për ta bërë tjetrin të ndjehet më mirë. Dhe, e dyta, sepse kështu janë nënat tona shqiptare. Plot pasion, zemër dhe empati.

Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, dua që të uroj e falënderoj jo vetëm nënën time, por të gjithë infermierët e vendit tonë, vijën e parë të kujdesit shëndetësor, të cilët japin shpirtin për të na mbajtur të sigurt dhe të shëndetshëm.

Përkushtimi, dhembshuria dhe profesionalizmi juaj bëjnë një ndryshim të jashtëzakonshëm në jetën tonë si individë, në familjet tona dhe në shtetin tonë. Prandaj, faleminderit për gjithçka që jeni dhe gjithçka që bëni.

Natyrisht, krahas këtij falënderimi, është obligim i yni, e, posaçërisht i Qeverisë, që të angazhohet për krijimin e kushteve sa më dinjitoze për infermierët tanë. Kosova nuk ka infermierë për shtetet tjera. Ato dhe ata na duhen në Kosovë, që vullnetin dhe profesionalizimin e tyre ta dhurojnë tek njerëzit tanë. Nuk ndjehet askush më keq sesa infermierët kur nuk mund t’i ofrojnë një shërbim një pacienti në mungesë të pajisjeve ose ilaçeve – siç, fatkeqësisht, po ndodh akoma në Kosovë.

Prandaj, më shumë kushte për infermierët, për më shumë kujdes ndaj qytetarëve tanë.

Gëzuar Dita e juaj dhe faleminderit për kontributin!

“Si infermiere, ne kemi mundësi që të shërojmë mendjen, shpirtin, zemrën dhe trupin e pacientit. Ata mund të harrojnë emrin tuaj, por nuk do të harrojnë asnjëherë se si i keni bërë që të ndjehen”, Maya Angelou! /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOBSH deklaron se mpox nuk është më një emergjencë globale shëndetësore
Artikulli i rradhës Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini më shumë se dy filxhanë kafe në ditë, sipas mjekëve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.