Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dalë kundër përdorimit të ëmbëlsuesve pa sheqer (NSS) si një mjet për të kontrolluar peshën ose për të kufizuar sëmundjet jo të transmetueshme.
“Rekomandimi bazohet në gjetjet e një rishikimi sistematik të provave të disponueshme që sugjerojnë se përdorimi i ëmbëlsuesve pa sheqer nuk sjell ndonjë përfitim afatgjatë në reduktimin e yndyrës së trupit tek të rriturit ose fëmijët”, tha OBSH në një deklaratë shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Ky rishikim përcaktoi gjithashtu se përdorimi afatgjatë i ëmbëlsuesve pa sheqer mund të kontribuojë në diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet serioze tek të rriturit.
“Zëvendësimi i sheqernave të lira me ëmbëlsuesit pa sheqer nuk ndihmon në kontrollin e peshës në afat të gjatë”, tha në një deklaratë drejtori i OBSH-së për Ushqyerjen dhe Sigurinë Ushqimore, Francesco Branca.
“Ëmbëlsuesit pa sheqer nuk janë faktorë thelbësorë dietikë dhe nuk kanë asnjë vlerë ushqyese.” /Gazeta Shneta/