Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Antibiotiku i ri me sukses lufton pneumoninë e fituar në spital, raporton studimi i ri në ‘Lancet’

Jetë 17/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studiues i Rutgers-it që drejtonte një hulumtim zbuloi se kombinimi i ri i antibiotikut sulbactam-durlobactam lufton pneumoninë e rrezikshme të paktën si trajtim më i mirë sesa ato të miratuara aktualisht.

Gjetjet kanë bërë që një komitet unanim ekspertësh të rekomandojë që Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të miratojë ilaçin e ri, i cili mund të jetë i disponueshëm këtë verë për të luftuar llojin shpesh fatal të pneumonisë, i njohur si kompleksi Acinetobacter baumannii-calcoaceticus rezistent ndaj karbapenemit (ABC), e që zakonisht fitohet në spitale.

“Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve janë një problem serioz dhe i vazhdueshëm në institucionet e kujdesit shëndetësor, dhe (Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve) e rendit ABC në nivelin më të lartë në listën e tyre të kërcënimeve,” tha Keith Kaye, shefi i Divizionit të Alergjisë, Imunologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në shkollën mjekësore Robert Wood Johnson dhe autori i parë i raportit të hulumtimit në revistën “The Lancet Infectious Diseases”.

“Rreth 8,500 raste të analizuara nga spitali kanë marr jetën e 700 pacientëve dhe kushtuan plot 280 milionë dollarë në vitin 2019, kështu që ne kishim shumë nevojë për një trajtim të rëndësishëm si sulbactam-durlobactam.”

Në këtë studim u përdorë bari imipenem-cilastatin në 181 pacientëve me infeksionin ABC të konfirmuar nga laboratori dhe më pas të randomizuara në trajtim shtesë ose me sulbactam-durlobactam ose me trajtimin më të mirë ekzistues, si antibiotiku i quajtur kolistin.

Vdekshmëria për shkaqe të shumëfishta pas 28 ditësh ishte 12 nga 63 (19 përqind) në grupin sulbactam-durlobactam dhe 20 nga 62 (32 përqind) në grupin kolistin.

Prova ishte mjaft e madhe për të vërtetuar se sulbactam-durlobactam parandalon të paktën po aq vdekje sa kolistina, por jo aq i madh sa për të vërtetuar epërsinë e tij në këtë prove.

Rezultatet e provës vërtetuan se sulbactam-durlobactam mund kolistinën në një aspekt thelbësor siç është: tolerueshmërinë.

Lëndimet e veshkave dhe të gjitha efektet anësore të lidhura me trajtimin ishin dukshëm më të ulëta për pacientët që morën sulbactam-durlobactam sesa për pacientët që morën kolistin.

Një avantazh tjetër i antibiotikut të ri është dozimi. Të gjithë pacientët marrin të njëjtën dozë injektuese të sulbactam-durlobactam. Dozat e kolistinës në studim, nga ana tjetër, ndryshonin me peshën e pacientit, kështu që është shumë më e lehtë për ofruesit të përshkruajnë ose administrojnë sasinë e gabuar.

Siç nënkupton edhe emri i tij, sulbactam-durlobactam kombinon dy ilaçe.

Sulbactam është miratuar për përdorim që nga viti 1986, por durlobactam është i ri dhe ende nuk ka marrë miratimin.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Komiteti Këshillimor i FDA-së për Barnat Antimikrobiale shqyrtoi rezultatet paraprake të provës së re, së bashku me studimet e mëparshme, dhe rekomandoi më 17 prill që FDA të miratojë kombinimin e ri për trajtimin ABC. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëta janë shefat e rinj të reparteve në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK
Artikulli i rradhës Çrregullimi bipolar, manifestimi i gjendjes karakterizohet me këto shenjat të para

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.