Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rast 1 në 50 milion: 24-vjeçarja me dy mitra bëhet nënë me dy binjakë

Jetë 22/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Madeline Kaklikos u ndje e tronditur kur iu tha se ndoshta nuk do të kishte kurrë fëmijë për shkak të një gjendjeje të rrallë që nënkuptonte se ajo kishte dy mitra.

Muaj më vonë 24-vjeçarja ishte shtatzënë me binjakë, njëri u ngjiz me ndihmën e IVF0-së dhe tjetri u ngjiz në mënyrë natyrale. Punonjësja sociale shpjegoi se ajo kishte lindur  me didelfis të mitrës – që do të thoshte se kishte dy mitra dhe dy qafa të mitrës, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shenta.

Mjekët që atëherë i kanë thënë asaj se shtatzënia e saj është një mrekulli “një në 50 milionë”.

Pas diagnozës, çifti u përpoq të mbetej shtatzënë me IVF dhe kaloi nëntë raunde të procesit gjatë dy viteve. Madeline ishte në gjendje të mbetej me sukses në një mitër pas raundit të dhjetë – dhe ajo gjithashtu ‘mrekullisht’ mbeti shtatzënë në mënyrë natyrale në mitrën e saj tjetër.

Punonjësja sociale lindi dy djem të quajtur Nate dhe Cole nëntë muaj më vonë në shkurt 2023.

“Kur mbeta shtatzënë për herë të parë me dy foshnja, mjekët më thanë se kjo ishte një shtatzëni në 50 milionë, sepse Nate ishte në njërën mitër dhe Cole në tjetrën, dhe ato gjithashtu ishin ngjizur në mënyra të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. – tha mamaja për Caters News.

Madeline arriti me sukses të mbetej shtatzënë në një mitër pas raundit të dhjetë – dhe ajo gjithashtu ‘mrekullisht’ mbeti shtatzënë në mënyrë natyrale në mitrën tjetër. Fëmija i dytë ishte më i vogël se i pari dhe dyshohej se çifti mbeti shtatzënë në mënyrë spontane një javë pas IVF-së.

Sonografja zbuloi se kishte një fëmijë tjetër në mitrën tjetër të Madeline në skanimin e saj 10-javor. Pesë mjekë e këshilluan çiftin të ndërpresë një shtatzëni për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

“Ne ishim të paralajmëruar se shtatzënia do të ishte mjaft e ndërlikuar me një fëmijë, por dy. Madje, pesë mjekë na kishin rekomanduar që të reduktonim shtatzëninë në një fëmijë, për shkak të rrezikut për t’i humbur të dyja. Shtatzënia ime shkoi mjaft mirë dhe isha nën monitorim të vazhdueshëm, kështu që u ndjeva shumë e sigurt.”

Binjakët e Madeline lindën më 20 shkurt 2023 dhe duhej të inkuboheshin për ditët e para të jetës së tyre./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakAgron Bytyçi përfaqësoi Kosovën në Kongresin e 10-të Global të Pacientëve
Artikulli i rradhës Rreziqet e presionit të lartë të gjakut: Efektet e hipertensionit në trupin tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.