Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

S’ka shporta specifike, qeset urinare dhe të plagëve zbrazen nga infermierët në banjot e pacientëve

Lajme 31/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbetjet post-operative tek pacientët e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, si qeset urinare dhe ato të plagës, përfundojnë në banjot e pacientëve ku zbrazja e tyre bëhet nga infermierët.

Të paktën kjo shihet edhe me anë të fotografive të cilat i ka siguruar televizioni, por që të njëjtën e pohon edhe infermieri i Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Blerim Morina, i cili thotë se fillimisht qeset me të tilla mbetje i vendosin në lavamanin e banjove të pacientëve, ku të njëjtat i zbrazin në shole dhe më pas i hedhin në një shportë të zakonshme. Për shkak se nuk as shporta adekuatë për këto mbetje dhe as ndonjë dhomë të veçantë.

Infermieri Morina njëherësh edhe sindikalist thekson se qysh para 18 vjetësh kur është punësuar në Kirurgjinë Abdominale ky proces i punës është kështu.

Për më tepër i njëjti thekson se asnjëherë nuk janë paguar për rrezikshmërinë që kanë në raportet me infeksionet, teksa bën me dije se gjatë një ndërrimi diku 60 qese përfshirë urinare dhe të plagës zbrazen. Madje nga kjo nuk përjashtohen as infermierët që bëjnë dhënien e terapive tek pacientët.

Për dallim nga kjo, në Klinikën e Kirurgjisë Torakale u bë me dije se vetëm qeset urinare zbrazen dhe atë në banjot e pacientëve, ku më pas hidhen në qeset e verdha si mbetje infektive.

Mirëpo një banjo të veçantë për këto mbetje thonë se e kanë Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv, në të cilën zbrazen qeset e hapura, ato urinare.

Megjithatë klinikave të QKUK-së ju mungon një rregullore zyrtare ku saktëson procesin e këtyre mbetjeve.

Nga Komisioni për Infeksione Spitalore në QKUK thanë se për rregullimin e kësaj çështje dhe standardizimin e procedurës, Ministra e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSH-në ka caktuar grupin punues për hartimin e Procedurave Standarde Operative të menaxhimit të mbeturinave medicinale./KlanKosova/

Artikulli paraprakKafeja mund të zgjasë jetën e njerëzve me sëmundje të veshkave
Artikulli i rradhës Studim: Sa më shpejt të ecni, aq më gjatë do të jetoni

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.