Hulumtimet e reja kanë treguar se njerëzit me çrregullime të mëdha depresive që morën suplemente probiotike së bashku me barnat standarde antidepresive kishin simptoma të reduktuara.
Gjetjet sugjerojnë se suplementet e probiotikëve mund të ndihmojë të rriturit me depresion si një terapi komplementare, por kërkohen hulumtime të mëtejshme, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Barnat kundër depresionit janë zakonisht linja e parë e trajtimit për njerëzit me çrregullime të mëdha depresive. Megjithatë, midis 15 dhe 30% të njerëzve me depresion nuk u përgjigjen këtyre llojeve të barnave.
Sipas një studimi të ri të publikuar në revistwn “JAMA Psychiatry“, individët me çrregullim të madh depresiv që merrnin suplemente probiotike që përmbanin 14 lloje bakteresh shfaqën simptoma të reduktuara të depresionit dhe ankthit.
Testi tetë-javor i randomizuar i kontrolluar nga placebo u krye nga studiues të Institutit të Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës në King’s College në Londër në bashkëpunim me ADM Protexin.
Ata ekzaminuan 50 pacientë ambulatorë të diagnostikuar me çrregullim të madh depresiv, të cilët shënuan më shumë se vlera 13 në shkallën e vlerësimit të depresionit Hamilton (HAMD-17). Gjatë rrjedhës së studimit, pjesëmarrësit morën barna kundër depresionit për gjashtë ose më shumë javë dhe u udhëzuan të mos bënin ndryshime.
Në këtë studim, 49 të rriturve me çrregullim të madh depresiv, të cilët nuk iu përgjigjën antidepresantëve me recetë, iu dha një suplement probiotik me përzierje 14 shtamesh ose një placebo identike. Njëzet e katër pjesëmarrës morën probiotikun.
Ndërsa të dy grupet treguan përmirësim në simptomat e tyre gjatë studimit, më shumë përmirësime u vunë re në grupin probiotik që nga java e katërt e tutje.
“Ky studim është një nga hulumtimet e para në një popullatë perëndimore që tregon tolerancë të mirë të probiotikëve dhe efekte pozitive në shëndetin mendor te të rriturit me depresion që aktualisht marrin antidepresantë.”
— Dr. Viktoriya Nikolova, autore kryesore
“Një gjetje veçanërisht interesante ishte ndryshimi në rezultatet e ankthit, të cilat rrallë janë hulumtuar në studimet e probiotikëve rreth depresionit,” tha Dr. Nikolova, autore kryesor e studimit nga Instituti i Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës në King’s College në Londër. /Gazeta Shneta/


