Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë shkaktarë që mund të sjellin aneminë me mungesë të hekurit

Jetë 22/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nivelet e ulëta të hekurit mund të nënkuptojnë se keni anemi nga mungesa e hekurit. Mund të ndodhë për shumë arsye, duke përfshirë moskonsumimin e mjaftueshëm të hekurit ose humbjen e gjakut.

Anemia ndodh kur ju keni një nivel të ulur të hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut (RBC). Hemoglobina është proteina në qelizat e kuqe të gjakut – që është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në indet tuaja, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.

Tek gratë në moshë riprodhuese, një shkak i zakonshëm i anemisë me mungesë hekuri është humbja e hekurit në gjak për shkak të menstruacioneve të rënda ose shtatzënisë.

Një dietë e varfër, ose disa sëmundje të zorrëve që ndikojnë në thithjen e hekurit nga trupi, mund të shkaktojnë gjithashtu anemi nga mungesa e hekurit.

Cilat janë simptomat e anemisë nga mungesa e hekurit?

Sipas Shoqatës Amerikane të Hematologjisë (ASH), shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se kanë anemi të lehtë derisa të bëjnë një test rutinë gjaku.

Simptomat e anemisë së moderuar deri në të rëndë të mungesës së hekurit mund të përfshijnë:

lodhje e përgjithshme, dobësi, lëkurë të zbehtë, gulçim, marramendje, dëshirat e çuditshme për të ngrënë ushqime pa vlera ushqyese, ënjtje ose dhimbje të gjuhës, duar dhe këmbë të ftohta, rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës, thonjtë e brishtë dhe dhimbje koke.

Cilat janë shkaqet e anemisë nga mungesa e hekurit?

Sipas Shoqatës Amerikane të Hematologjisë, mungesa e hekurit është shkaku më i zakonshëm i anemisë. Ka shumë arsye që një person mund të ketë mungesë hekuri. Kjo përfshin:

Marrja e pamjaftueshme e hekurit

Nëse marrin shumë pak hekur përmes dietës ushqyese për një kohë të gjatë mund të shkaktojë mungesë në trupin tuaj.

Ushqime të tilla si mishi, vezët dhe disa perime me gjethe jeshile janë të pasura me hekur. Për shkak se hekuri është thelbësor gjatë periudhave të rritjes dhe zhvillimit të shpejtë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël mund të kenë nevojë edhe më shumë për ushqime të pasura me hekur në dietën e tyre.

Shtatzënia ose humbja e gjakut për shkak të menstruacioneve

Gjakderdhja e rëndë menstruale është një shkak i zakonshëm i anemisë nga mungesa e hekurit tek gratë në moshë riprodhuese.

Kështu është edhe shtatzënia, sepse trupi juaj ka nevojë për më shumë hekur gjatë kësaj kohe në mënyrë që të krijojë oksigjen të mjaftueshëm për fëmijën.

Gjakderdhje e brendshme

Disa kushte mjekësore mund të shkaktojnë gjakderdhje të brendshme, e cila mund të çojë në anemi të mungesës së hekurit.

Shembujt përfshijnë një ulçerë stomaku, polipe në zorrën e trashë, ose kancer të zorrës së trashë. Përdorimi i rregullt i disa qetësuesve të dhimbjes, si aspirina, mund të çojë gjithashtu në gjakderdhje në stomak.

Pamundësia për të absorbuar hekurin

Disa çrregullime ose operacione që prekin zorrët gjithashtu mund të ndërhyjnë në mënyrën se si trupi juaj absorbon hekurin. Edhe nëse merrni mjaftueshëm hekur në dietën tuaj, sëmundja celiace ose operacioni intestinal si bypass-i i stomakut mund të kufizojë sasinë e hekurit që trupi juaj mund të absorbojë.

Endometrioza

Nëse keni endometriozë atëherë mund të keni humbje të mëdha gjaku gjatë periudhave menstruale. Ju mund të mos e dini që keni endometriozë sepse ajo shfaqet e fshehur në zonën e barkut ose legenit jashtë mitrës.

Gjenetika

Disa kushte – si sëmundja celiace që mund ta bëjnë të vështirë absorbimin e mjaftueshëm të hekurit, kalohen nëpër familje.

Ekzistojnë gjithashtu kushte gjenetike ose mutacione që mund të shtojnë problemin. Një nga këto është mutacioni TMRPSS6.

Ky mutacion bën që trupi juaj të prodhojë shumë hepcidinë. Hepcidina është një hormon që mund të bllokojë zorrët tuaja nga absorbimi i hekurit.

Gjendje të tjera gjenetike mund të kontribuojnë në anemi duke shkaktuar gjakderdhje jonormale. Shembujt përfshijnë sëmundjen Von Willebrand dhe hemofilinë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPse keni dhimbje të forta menstruale, çfarë duhet të dini
Artikulli i rradhës Pacolli në gjykatë kërkon kthimin e borxhit prej 250 mijë euro nga pronari i “Rezonancës”

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.