Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ZKA gjen mangësi në prokurimin e MSH-së, procedim të pagesave dhe pagave të specializantëve

Lajme 26/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur disa mangësi në prokurimin e Ministrisë së Shëndetësisë, procedimin e pagesave dhe pagat e specializantëve.

Sipas raportit të ZKA-së në procedurën e ri-tenderimit për “Furnizim me dokumente shëndetësore-receta për institucionet shëndetësore”, në MSH, anëtari i komisionit për vlerësimin e tenderit ishte caktuar zyrtari i cili kishte përgatitur specifikat.

“Po ashtu, në të njëjtin aktivitet të prokurimit ishte krijuar konfuzion te Operatorët Ekonomik (OE) në lidhje me çmimin që duhet ofertuar pas pikës dhjetore. Në fillim në dosje të tenderit ishte kërkuar që çmimet të jenë me dy shifra pas pikës dhjetore, më vonë me katër, pastaj në fund një pjesë e artikujve me dy e pjesa tjetër me katër. Të gjitha këto ndryshime kishin ardhur pas kërkesave të OE si rezultat i specifikimeve që ishin bërë në dosje të tenderit”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Tutje raporti ka gjetur mangësi edhe në mos caktimin e menaxherit të kontratës nga Zyrtari Kryesor Administrativ në MSh. “Në procedurën e prokurimit ‘Blerja e paisjeve medicinale për DSHB’ (vlera e kontratës 32,340€) mungon vendimi nga ZKA për caktimin e menaxherit te kontratës, siç kërkohet me nenin 61.15 të RrUOP-së”, thuhet në raport.

Në një çështje tjetër janë evidentuar mangësi në pagesat e specializantëve.

“Një specializante ishte paguar nëntë muaj nga MSH-ja (tre muaj më shumë) me 70% të pagës bazë, duke mos i aplikuar ndalesën e pushimit të lehonisë, ndalesën e shujtës dhe shtesës për Covid 19. Po ashtu, edhe në dy raste tjera shujta dhe shtesa për Covid 19 nuk i ishte ndalur specializanteve që ishin në pushim të lehonisë”.

“Ministri me datë 09.03.2022 kishte nxjerrë vendim për pagesën e dy (2) kujdestarive obligative në muaj për specializantët dhe që pagesa duhet të aplikohet në mënyrë retroaktive nga muaji Janar 2022. Ne kemi vërejtur që në katër (4) raste janë paguar më shumë se dy kujdestari për disa muaj. Në listat e pranuara nga SHSKUK kishte pagesa deri në katër kujdestari. Vlera e gabimit ishte 5,855€”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Në raport poashtu është theksuar çështja e tri pagesave në vlerë mbi 26 mijë Euro, ku zotimi i mjeteve ishte bërë pas pranimit të shërbimeve dhe faturave.

“Ne identifikuam tri raste/pagesa, ku zotimi i mjeteve ishte bërë pas pranimit të shërbimeve/faturës (vonesat në zotime ishin nga një deri në pesë muaj). Këto shërbime ishin për mirëmbajtje të teknologjisë informative dhe shfrytëzim i automjeteve me qira. Totali i këtyre pagesave ishte 26,829€”, thuhet në raport.

Me të gjitha këto gjetje është pajtuar edhe Ministria e Shëndetësisë.

MSH nga viti paraprak nuk ka zbatuar dy rekomandime, një e ka zbatuar pjesërisht ndërsa gjashtë të tjera janë zbatuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë është sindroma e tunelit kubital?
Artikulli i rradhës Mjeku i Javës dr. Qerim Kida: Sëmundjet ortopedike, trajtimi dhe aplikimi i metodave të avancuara në vendin tonë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.