Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen specialisti i Ortopedisë dr. Qerim Kida. Dr. Kida ka folur rreth sëmundjeve ortopedike, trajtimin e tyre, moshat e rrezikuara ndaj këtyre problemeve si dhe për aplikimin e metodave të fundit të avancuara mjekësore në vendin tonë.
Doktor Qerim Kida ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universtitetin e Prishtinës. Ka përfunduar specializimin nga Ortopedia dhe Traumatologjia Lokomotore në Klinikën e Ortopedisë Sarajevë si dhe në Dartmouth-Hitchcock Medical Center, USA. Subspecializimin nga Traumatologjia e ka kryer në Universitetin e Ulm-it në Gjermani. Subspecializimin nga Mjekësia sportive dhe Alloplastika e ka përfunduar në Valdotra Sloveni. Si dhe subspecializimin nga kirurgjia e gjurit në Jan Mermose Hospital në Francë, shkruan Gazeta Shneta.
Ai gjatë çdo viti kryen trajnime të rregullta vjetore rreth revizionit të protezave dhe rasteve komplekse në Ortopedi, në qendrat eminente për këto probleme në Minhen, Londër dhe Athinë. Punon si konsultant në Spitalin Royal Medikal, si dhe është mjek udhëheqës i Kombëtares së Kosovës në Football dhe mjek përgjegjës në Federatën e Footbollit të Kosovës.
Sipas doktor Qerimit, termi sëmundje e rëndë ortopedike është term shumëpërfshirës dhe definohet nga përvoja e institucionit mjekues. Disa nga sëmundje më të rënda janë: thyrjet komplekse të pelvikut, thyerjet e unazave me dëmtim të medullës spinale, thyrjet e kockave brenda nyjeve etj.
Termi sëmundje të rënda ortopedike është shumëpërfshirës dhe definohet nga përvoja e institucionit mjekues si dhe paisjet të cilat disponojnë.
Nga lëmia e traumës sëmundje të vështira ortopedike i kisha cilësu: Thyerjet komplekse të pelvikut, thyerjet e unazave me dëmtim të medullës spinale, thyerjet e kockave mbrenda nyjeve ( artikulacionit), thyerjet e shumëfishta me lëndime shoqëruese të enëve të gjakut dhe nervave. Infeksionet e kockës ( osteomyeliti) dhe indeve të buta rreth kockës, tumoret agresive me përfshirje të strukturave vaskulare dhe nervore,- tha ai.
Dr. Qerimi na tregoi se kur është e nevojshme ndërhyrja kirurgjike për të zgjidhur problemet e ndryshme ortopedike.
Ndërhyrja kirurgjike rekomandohet pasi të plotësohen katër kushtet e mëposhtme:
- Nëse ndërhyrja është racionale në aspektin mekanik dhe fiziologjik
- Nëse ka bazë eksperimentale që ndërhyja e përmireson dhe e përshpejton shërimin.
- Nëse teknika operative është e njohur nga Kirurgu dhe konsiston në të dhënat eksperimetale dhe përcjelljen empirinike.
- Nëse të dhënat statistikore e justifikojnë procedurën e caktuar operative
Qëllimi i mjekimit operative ose konzervative ( pa operim) është të arrihet reponimi i kënaqshëm i thyerjes dhe të ruhet ky reponimi qoftë me fiksim ose edhe përmes mjeteve ndihmëse siç jane gipsi, ortozat, fiksuest e ndryshëm.
Vlerësimi i kujdesshëm, njohja e bazave të ortopedisë dhe traumës janë parakushtet kryesore të një trajtimi të suksesshëm, – shpjegoi dr. Kida.
Më tutje, dr. Qerimi tregoi se në cilat raste këto problem ortopedike janë të rrezikshme për jetën e pacientit. Ai ndau me ne edhe këshillat se si mund të shpëtojmë nga këto probleme siç janë: marrja e ushqimit, rritja e aktivitetit fizik në natyrë, mbajtja e peshës në kufij të normales etj.
Gjithsesi,një numër i problemeve ortopedike dhe traumatologjike janë kërcnime direkte për jetën e pacientit. Frakturat e shumëfishta pas aksidenteve të komunikacionit me shpejtësi të madhe, infeksionet te personat me humbje të shprehur të imunitet për shkak të sëmundjeve sistemike kronike si janë, diabeti, Arthriti reumatoid, sëmundjet kardiovaskulare me kufizim të aktivitetit fizik, tumoret jo mirë të mjekuara paraqesin raste të vështira për trajtim Ortopedik. Këshillat tona për të gjithë pacientet veçanarisht për ata që nuk kanë pësuar aksidente ose dhe nuk kanë ndonjë formë të rëndë të sëmundjeve sistemike është: të kujdesen sa më shumë për veten e tyre, duke filluar nga marrja e ushqimit, rritja e aktivitetit fizik në natyrë, mbajtja e peshës në kufij të normales, si dhe vizita sistematike te mjeku familjar për përcjellje te gjendjes së përgjithshme,- shtoi dr. Kida.
Dy moshat në të cilat hasen më së shumti këto probleme janë mosha e re që kanë të bëjnë me probleme sportive dhe mosha e shtyer që preken nga sëmundjet degjenerative.
Nëse duhet t’i ndajmë problemet ortopedike në mosha atëherë kemi dy mosha më të atakuara, mosha e re, ku kryesisht kemi të bëjmë me problemet sportive dhe mosha e shtyrë ku më së tepërmi preken nga sëmundjet degjenerative, si janë artrozat e nyjeve.
Tek moshat e reja rekomandimet tona janë që të fokusohen në përgaditjen fizike në mënyrë që te prevenojnë lëndimet dhe deformitet. Ndërsa tek moshat e shtyra rekomandohet të kenëkontrolla më të shpeshta te mjeku familjar, si dhe duhet të merren me tepër me aktivitete fizik-sportive, – tha doktor Qerimi.
Specialisti i Ortopedisë ka treguar se cilat metoda të avancuara përdoren për trajtimin e problemeve ortopedike në Kosovë.
Ortopedia është shkencë e cila evulon shumë shpejt dhe përcjell teknologjinë e fundit. Përdorimi i navigacionit në trajtimin e frakturave komplekse, rrobotika ka bërë një hap tjeter në trajtimin e sëmundjeve degjenerative të nyjeve, si është vendosja e protezave të gjurit dhe kërdhokulles edhe pse është në fazat e para të aplikimit- rezultatet janë shumë premtuese. Artroskopia terapeutike e nyjeve është bërë vërtet domosdoshëeri e kohës.
Metodat biologjike të shërimit si janë:Plazma e pasur me trombocite (PRP), qelizat pluripotente ( stem cell), trajtimi i kërcit artikular : MACI ( matrix autologus condrocyte implantation), ACI ( autologus chondrocyte implantation), Autocart, pastaj përdorimi i proteineve stimulatore të ngjitjes së kockave ( BMP),- shpjegoi ai.
Më tutje dr. Kida ka folur më gjerësisht rreth artoskopisë e cila është metoda më e shpeshtë e mjekimit në Ortopedi.Sipas tij, përmes kësaj metode mund të zgjidhen shumë ndërhyrje të komplikuara.
Artroskopia është metode minimale invazive që shërben për vlerësimin dhe trajtimin e nyjeve, fillimisht nyjeve të mëdha , ndërsa tani pothuajse të gjitha nyjeve te ekstremitetit. Ndërhyrejet operative kryhen përmes disa prerjeve të vogla dhe pastaj e gjithë ndërhyrja operative bëhet përmes këtyre prerjeve, duke i ruajtur indet e buta dhe strukturat artikulare. Kjo i mundëson pacientit jovetëm komoditet, plagë me të vogla, qëndrim më të shkurtër në institucione spitalore, mirëpo edhe riparim më të shpejtë dhe kthim shumë me të shpejtë në aktivitet punues ose sportive.
Përmes Artroskopisë mund të zgjidhen shumë ndërhyrje të komplikuara, duke filluar nga riparimi ose ringjitja e ligamenteve, rekonstruksioni ose zëvendësimi i ligamenteve me grafte :autograt- nga vet organizimi, allograft- nga një organizeë tjetër ose kufomat, xenograft ose zëvendesim teknologjik. Verifikimi i reponimit të thyerjve intraartikulare ( mbrenda nyjeve), pastrimi i nyjeve nga trupat e lirë inflamatore që krijohen si pasojë e ndryshimeve inflamatore ose thyerjeve të kërcit artikular. Përmirësimi i dëmtimit të kërcit artikular traumatik dhe shpesh herë edhe degjenerative.
Artroskopia ne Ortopedi është metoda e cila ka karakterizu evolucionim me të madhe ortopedik në tri- katër dekadat e fundit, e cila ëstëë duke e rritë edhe më tej rëndësinë e saj.
Nanoskopi është artroskop me dimensione shumë të vogla ka filluar të përdoren në tri- kater vitet e fundit, përmes të cilës artroskopia realizohet në ambulantën specialistike me anestezion lokal dhe pas disa minutash lejohet të vazhdojë aktivitetin fizik, duke ju ikur procedurave të shumta si anestezioni i përgjithshëm ose regjional si dhe procedurave tjera të shumta hospitalore. Nanoskopi është preferencë e imja personale për personat me ndryshime ndryshime të vogla degjenerative, lëndimet e vogla tek personat me crregullimi të përgjithshme te të cilët gjendja e përgjithshme nuk ju mundëson ndërhyrje klasike operative, tek sportistët me dëmtime të vogla të kërcit, meniskut ose për diagnostikim verifikues,- shpjegoi dr. Kida.
Në fund dr. Qerimi tregoi se këto probleme ortopedike shumica trajtohen në vendin tonë, mirëpo sëmundjet specifike të cilat nuk gjenjnë mundësi trajtimi janë për shkak të pengesave ligjore ose për shkak të kufizimit ligjor për furnizim të mjaftushëm ortopedik e shumë më rrallë për shkak të mungesës së kuadrit profesional.
Problemet Ortopedike janë shumë komplekse, e shpeshherë edhe për vetë vendet më të industrializuara të botës.
Duke ju falënderuar gjithmonë mentorëve tonë në Kosovë, të cilët para, gjatë dhe pas luftës kanë bërë bartjen e barrës më të madhe të trajtimit të tyre, njëkohësisht edhe në edukimin tonë profesional. Pas luftës mundësia e edukimit profesional si dhe trajnimi i vazhdueshëm nëpër qendrat eminente Evropiane ka mundësuar të rritet niveli në Qendrat tona. Gjithashtu duhet të përmendi edhe profilizimin e kolegëve tonë në lëmi specifike në kuadër të Ortopedisë.
Disa sëmundje shumë specifike të cilat nuk gjejnë mundësi trajtimi në vendin tonë qoftë për shkak të pengesave ligjore ose për shkak të kufizimit ligjor për furnizim të mjaftueshëm ortopedik e shumë më rrallë për shkak të mungesës së kudrit profesional. Niveli i edukimit profesional shumë herë e në shumë drejtime e kalon trajtimin që bëhet në qendrat regjionale. Këtë e bazoj nga përvoja personale dhe e kolegëve.
Problemet tona janë më tepër të natyrës legjislative dhe teknike, meqenëse ende nuk e kemi ligjin për sigurime shëndetësore, nuk kemi shërbim informativ shëndetësor, nuk kemi një bazë të dhënave të cilat do të ngrisnin edhe më tej nivelin shëndetësor dhe akademik, – përfundoi dr. Qerim Kida.
/Gazeta Shneta/