Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurtishaj: Brenda 6 muajve rreth 900 raste të reja me kancer

Lajme 30/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Klinika e Onkologjise QKUK FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në 6 muajt e parë të këtij viti janë evidentuar 890 raste të reja me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në një intervistë për Front Online, drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishaj tha se ky numër përfshinë të gjitha llojet e tumoreve.

“Brenda gjashtë mujorit të parë janë 890 pacientë të rinj me të gjitha llojet e tumoreve”,- tha ai.

Kurtishaj tha se brenda ditës trajtohen rreth 350 pacientë.

“Brenda ditës deri 280 pacientë marrin trajtim në Klinikën e Onkologjisë e marrin shërbimin e onkologjisë ditore, ndërsa rreth 100 pacientë trajtohen në rrezatim. Numri total edhe në shërbimin e kimioterapisë dhe radioterapisë kap shifrën 300-350 persona”,- tha ai për Front Online.

Ani pse numri është i lartë, QKUK-ja po arrin t’i mbulojë nevojat me barna.

Drejtori Kurtishaj tha për Front Online se Onkologjia është e furnizuar me barna.

“Gjendja aktualisht është stabile, jemi furnizuar me barna koxha mirë, pacientët po marrin vazhdimisht terapinë. Me mungesa të vogla të cilët kanë probleme me operatorët ose probleme me autorizim marketingu, barnat e tjera janë të gjitha. Mbi 85-90% e barnave i kemi në klinikë”, – u shpreh ai.

Kurtishaj thotë se Klinika ka mungesë të infermierëve.

Ai shpreson se nga muajt e ardhshëm do të lehtësohet puna me pranimin e infermierëve të rinj.

“Mjekë ka mjaftueshëm, ndërsa pranuar dy infermiere në shërbimin e radioterapisë dhe shpresojmë që në këtë muaj dhe në muajin e ardhshëm edhe katër infermierë në shërbimin e onkologjisë mjekësore dhe do t’i zbusë shumë nevojat tona për personel”, – deklaroi ai. /Front Online/

Artikulli paraprakPse Suedia sterilizoi deri në 30,000 njerëz kundër vullnetit të tyre në kauzën e eugjenisë?
Artikulli i rradhës Niveli normal i kolesterolit: Sa kolesterol në gjak është mirë për ju?

Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Britaninë, thyhet rekordi 50-vjeçar

24/06/2026 Lajme

Ministria e Shëndetësisë mirëpret raportin e auditimit për vitin 2025, konfirmohet opinion i pamodifikuar për pasqyrat financiare

24/06/2026 Lajme

Evropa po digjet nga i nxehti, ja masat e pazakonta që po marrin shtetet për t’u mbrojtur

24/06/2026 Lajme

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

24/06/2026 Lajme

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

24/06/2026 Lajme

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.