Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë mirëpret raportin e auditimit për vitin 2025, konfirmohet opinion i pamodifikuar për pasqyrat financiare

Lajme 24/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka mirëpritur publikimin e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2025 nga Zyra Kombëtare e Auditimit, duke theksuar se raporti konfirmon një opinion të pamodifikuar për pasqyrat financiare të institucionit.

Sipas Ministrisë, opinioni i pamodifikuar nënkupton se pasqyrat financiare paraqesin një pamje të drejtë në të gjitha aspektet materiale dhe janë përgatitur në përputhje me standardet dhe legjislacionin në fuqi.

Në reagimin e saj, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Zyra Kombëtare e Auditimit ka vlerësuar gjithashtu se, përveç çështjeve të identifikuara në raport, transaksionet e kryera gjatë procesit të ekzekutimit të buxhetit janë realizuar, në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Ministria ka theksuar se, pavarësisht interpretimeve të pjesshme të paraqitura në disa raportime mediale, raporti zyrtar konfirmon opinionin e pamodifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore dhe përmban rekomandime që synojnë avancimin e proceseve të kontrollit, monitorimit dhe dokumentimit në fusha të caktuara të menaxhimit financiar dhe administrativ.

Raporti evidenton disa fusha që kërkojnë përmirësime të mëtejshme në aspektin e menaxhimit dhe dokumentimit të proceseve administrative dhe operative. Ministria ka bërë të ditur se do t’i trajtojë me prioritet të gjitha gjetjet dhe rekomandimet e auditorit, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për adresimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.

Një tjetër element i theksuar në raport është zbatimi i plotë i tri rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin paraprak. Sipas Ministrisë, kjo dëshmon përkushtimin institucional për forcimin e kontrollit të brendshëm, rritjen e transparencës dhe avancimin e llogaridhënies.

Ministria e Shëndetësisë ka ritheksuar angazhimin e saj për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të menaxhimit financiar dhe administrativ, me synim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët dhe përdorimin sa më të përgjegjshëm të fondeve publike.

Artikulli paraprakStërvitja e forcës pas të 40-ave: Ekspertet tregojnë si të filloni dhe pse ia vlen
Artikulli i rradhës Vala e të nxehtit godet Britaninë, thyhet rekordi 50-vjeçar

Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Britaninë, thyhet rekordi 50-vjeçar

24/06/2026 Lajme

Evropa po digjet nga i nxehti, ja masat e pazakonta që po marrin shtetet për t’u mbrojtur

24/06/2026 Lajme

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

24/06/2026 Lajme

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

24/06/2026 Lajme

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

24/06/2026 Lajme

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria në detyrë

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.