Është funksionalizuar ordinanca stomatologjike në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Fidanishte.
Tashmë qytetarët e kësaj zone mund të marrin shërbime stomatologjike. Këtë e bëri të ditur Drejtoria për Shëndetësi, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtori Shabani, është shprehur i kënaqur që kjo AMF po fillon ofrimin e shërbimeve stomatologjike, duke theksuar se Drejtoria e Shëndetësisë gjatë këtij viti ka punuar me një intensitet të shtuar, në mënyrë që të rritet cilësia dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore për të gjithë banorët e Mitrovicës.
Funksionalizmi i kësaj ordinance stomatologjike është në vazhdën e realizimit të objektivit të Drejtorisë së Shëndetësisë, për të zgjeruar edhe më tutje rrjetin e ordinancave stomatologjike dhe ofrimin e shërbimeve stomatologjike në QMF-të dhe AMF-të e Mitrovicës./Gazeta Shneta/




