Është miratuar për lexim të dytë Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale
Komisioni për Shëndetësi në mbledhjen e ditës së sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për Çmimin e Produkteve Medicinale, shkruan Gazeta Shneta.
Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se Komisioni e ka dërguar këtë projektligj për lexim të dytë.
“Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në mbledhjen e sotme të udhëhequr nga kryetarja Fatmire Kollçaku, shqyrtoi dhe më pas miratoi raportin përfundimtar për Projektligjin nr. 08/L-220 për Çmimin e Produkteve Medicinale, për të kaluar më tej në seancë plenare në lexim të dytë”, thuhet në njoftim.
Ky projektligj është miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës. /Gazeta Shneta/




