Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nivelet e cilësuara si ‘të sigurta’ të ndotjes së ajrit mund të dëmtojnë trurin e fëmijëve

Jetë 14/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nivelet e ndotjes së ajrit të konsideruara të sigurta nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) mund të ndikojnë në funksionin e zhvillimit të trurit, zbulon një studim i ri.

Ndotja e ajrit është e lidhur me një gamë të gjerë sëmundjesh, duke përfshirë kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe astmën, dhe është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Megjithëse rregullatorët si EPA vendosin kufij në emetimet për të parandaluar efektet e dëmshme, një studim i ri i botuar në revistën “Environment International” zbulon se edhe nivelet “të sigurta” të ndotjes lidhen me ndryshimet në funksionin e trurit të fëmijëve me kalimin e kohës.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë Jugore hetuan efektet e tre ndotësve të zakonshëm: grimcat e imëta (PM2.5) dhe dioksidi i azotit (NO2), që vijnë kryesisht nga djegia e karburantit dhe ozoni (03), i cili formohet përmes reaksionet kimike ndërmjet ndotësve.

Ata analizuan të dhënat funksionale të skanimit të trurit me MRI nga 9,497 fëmijë në studimin Adolescent Brain Cognitive Development (ABCD), asnjëri prej të cilëve nuk kishte kushte të mëdha mjekësore ose neurologjike dhe një histori lindjeje të parakohshme ose peshë të ulët të lindjes.

Skanimet e para të trurit u mblodhën nga fëmijët kur ata ishin nëntë deri në dhjetë vjeç, dhe afërsisht gjysma iu nënshtruan skanimeve përcjellëse dy vjet më vonë.

Këto të dhëna i lejuan studiuesit të analizonin ndryshimet në lidhjen e trurit. Ata shikuan gjithashtu amigdalën dhe hipokampusin – rajonet kryesore të trurit të përfshira në emocione, të mësuarit, kujtesën dhe funksione të tjera komplekse.

“Mesatarisht, nivelet e ndotjes së ajrit janë mjaft të ulëta në SHBA, por ne ende po shohim efekte të rëndësishme në tru. Kjo është diçka që politikëbërësit duhet ta marrin parasysh kur mendojnë nëse duhet të shtrëngojnë standardet aktuale,” thotë Dr. Megan M. Herting, profesoreshë e asociuar e shkencave të popullsisë dhe shëndetit publik në shkollën e mjekësisë Keck.

Për më tepër, megjithëse studimi vuri re vetëm efekte të vogla të ndotjes, nuk mund të përjashtohet që ekspozimi kumulativ ndaj këtyre niveleve të ulëta mund të ketë efekte më domethënëse në nivel popullsie.

Gjetjet e studimit mund të ofrojnë mbështetje të mëtejshme për udhëzime të reja me kufizime më të rrepta për emetimet, të tilla si ato të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në shtator: 5 mikrogramë PM2.5 për metër kub (µg/m3), 100 µg/m3 O3 dhe 10 µg/m3 NO2. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakCDC: Gati 1 në 10 fëmijë në SHBA ka një paaftësi zhvillimore
Artikulli i rradhës EMA: Rreziqet e mundshme të kancerit të tiroides që lidhen me përdorimin e Ozempic dhe Wegovy

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.