Ne u besojmë jetën mjekëve tanë, por fakti i trishtuar dhe i frikshëm është se mjekët mund t’i bëjnë gjërat gabim.
Përafërsisht 100,000 amerikanë vdesin çdo vit për shkak të gabimeve mjekësore dhe studimet e fundit kanë zbuluar se 10 deri në 15% e të gjitha vendimeve klinike në lidhje me diagnozën dhe trajtimin e pacientit janë të gabuara, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Një ekip studiuesish i udhëhequr nga Damon Centola, profesor në Universitetin e Pensilvanisë, ka gjetur një mënyrë të thjeshtë dhe efektive për të reduktuar gabimet në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientit duke përdorur rrjete të strukturuara për të lidhur klinicistët me klinicistët e tjerë.
Në një studim, “dëshmi eksperimentale për rrjetet e strukturuara të shkëmbimit të informacionit që zvogëlojnë gabimet mjekësore”, të botuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, studiuesit ndanë rezultatet nga një studim shumëvjeçar që përfshin gati 3,000 mjekë në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Ata thanë se kur u paraqitën me një rast studimi dhe iu kërkua të jepnin rekomandime për diagnozën dhe trajtimin për një pacient, klinicistëve të cilëve u tregoheshin vendimet diagnostike të kolegëve të tyre në baza anonime, ishin mesatarisht dy herë më të saktë në rekomandimet e tyre sesa klinicistët që merrnin vendime vetë.
E thënë thjesht, mjekët bëjnë më pak gabime kur kanë një rrjet mbështetës.
Bashkautorja e studimit, Elaine Khoong nga Universitetit i Kalifornisë, San Francisko thotë se:
“Ne po e pranojmë gjithnjë e më shumë se vendimmarrja klinike duhet parë si një përpjekje ekipore që përfshin shumë klinicistë dhe pacientin gjithashtu. Ky studim thekson se prania e klinicistëve të tjerë në dispozicion për konsultim përmirëson pikën e vendimmarrjes rreth gjendjes së pacientit”. /Gazeta Shneta/


