Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infeksionet e veshit tek fëmijët: 5 përgjigje për prindërit e shqetësuar

Jetë 04/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që kur janë 6 muajsh e deri kur mbushin 3 vjeç fëmijët janë të prirur të preken nga infeksionet e veshit.

Ata ankohen shpesh për dhimbje të forta dhe nuk i mbajnë dot lotët. Infeksionet e veshit mund të shkaktohen nga një virus apo bakter. Ato mund të jenë edhe simptomë e ndonjë sëmundjeje.

Dhimbjet e veshit, thonë ekspertët, mund të jenë akute dhe kronike. Dhimbjet akute kanë të bëjnë me një infeksion aktiv të veshit që shkakton dhimbje dhe temperaturë.

Ndonjëherë ky problem mund të shkaktojë humbje të përkohshme të dëgjimit. Dhimbja kronike e veshit shkaktohet nga akumulimi i vazhdueshëm i lëngjeve jo domosdoshmërisht të infektuara në daullen e veshit. Një gjë e tillë dëmton dëgjimin por edhe shpalos probleme të tjera me të folurën.

Cilat janë shenjat e një infeksioni në vesh ?

Shenjat treguese kur fëmija juaj vuan nga infeksioni në vesh janë :

  • Sjellje nervoze,
  • Temperaturë e lartë,
  • Probleme me dëgjimin,
  • Fërkimi i përsëritur i veshit,
  • Rrjedhje e veshit me ngjyrë të bardhë, verdhë apo me aromë të keqe.
  • Infeksion në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
  • Si mund të trajtoni infeksionet e veshit?
  • Antibiotikët nuk janë gjithmonë të domosdoshëm kundë rinfeksioneve të veshit.

Megjithatë, dhënia e tyre është në varësi të vendimit të doktorit.

Ky i fundit mund të rekomandojë aplikimin e tubave të veshit që ndihmojnë në kullimin e tij dhe eliminimin e dhimbjes.

Kur duhen marrë në konsideratë tubat e veshit?

Ju duhet të konsideroni vendosjen e këtyre tubave në rast se fëmija juaj :

  • Ka pasur tre episode infeksionesh brenda tre muajsh ose 6 infeksione brenda 12 muajsh.
  • Inkfesioni i veshit nuk largohet pavarësisht antibiotikëve.
  • Akumulimi  mbi 3 mujor i lëngjeve në vesh që shkakton humbje të dëgjimit.

Çfarë ndodh nëse fëmijës i vendosin tuba në vesh

Procedura zgjat 10 deri në 15 minuta.

Fëmija do t’i nënshtrohet anestezisë së përgjithshme. Kirurgu do të pastrojë veshin nga dylli dhe çdo papastërti. Më pas tubat futen nëpërmjet një të çare të vogël në daullen e veshit dhe shërbejnë për kullimin e lëngjeve. Ata mund të shkojnë në shtëpi dhe të luajnë me shokët që të nesërmen.

A do të ketë fëmija juaj nevojë për ndërhyrje për heqjen e tubave ?

Tubat zakonisht bien vetë 2 vjet pas futjes në vesh. Fëmija juaj as do ta vërejë rënien e tyre, thonë ekspertët./AgroWeb/

Artikulli paraprakInfluencerja vegane vdes nga uria dhe dehidratimi: Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni të pini ujë?
Artikulli i rradhës Përfitimet e lënies së duhanit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.