Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja çfarë dëmi që shkakton ndezja e cigares pas ushqimit

Jetë 09/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumica e duhanpirësve iu pëlqen që të ndezin një cigare menjëherë pasi kanë konsumuar ushqim. Por në fakt ata nuk e dinë se sa dëm po u shkakton organizmit të tyre ky zakon.

Dëshira e madhe për të ndezur cigaren menjëherë pas ushqimit është një impuls që ndodh te shumë duhanpirës. Shpesh ata ndezin cigaren menjëherë duke menduar që do ta tresin ushqimin më shpejt, por shkenca nuk e përkrah këtë teori të tyre.

Është konstatuar që një cigare pas ushqimit mund të ketë ndikimin e njëjtë në organizëm sikur të keni pirë dhjetë. Gjithashtu, pirja e duhanit menjëherë pas ngrënies vetëm sa i irriton edhe më shumë zorrët. Sistemi i tretjes punon në tërë trupin, kurse nikotina lidhet me oksigjenin në gjak, sepse pastaj absorbohet më lehtë.

Shkencëtarët paralajmërojnë se një cigare pasi të keni konsumuar ushqim, rrit në mënyrë dramatike rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mushkërive. Nëse nuk mundeni pa e ndezur një cigare, të paktën konsumojeni atë 20 minuta pas ushqimit.

Zakonisht duhanpirësit kanë frikë ta lënë duhanin pasi mendojnë se do të shtojnë peshë. Një studim i fundit tregoi se fajtori për gjithçka mund të jetë truri ynë, i cili dëshiron të kompensojë mungesën e papritur të nikotinës në trup duke kërkuar ushqim të pashëndetshëm.

Për t’ju dhënë një nxitje më shumë, shkencëtarët kanë zbuluar se duhanpirësit që e lënë duhanin, veçanërisht në moshë të re, kanë shkallë shumë më të ulët të vdekshmërisë sesa ata që vazhdojnë. Në mënyrë të veçantë, sipas një studimi të ri shkencor mbi ndërprerjen e duhanit, duhanpirësit që e lënë duhanin para moshës 35 vjeçare kanë nivele të ngjashme vdekshmërie gjatë një periudhe të caktuar kohore si ata që nuk kanë pirë kurrë duhan./rtv21/

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakA mund të dhurojnë organe alkoolistët dhe duhanpirësit?
Artikulli i rradhës SHSKUK nuk tregon përqindjen e furnizimit me barna dhe material shpenzues, mungojnë disa prej tyre

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.