Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshimet hormonale nxisin dhimbjet e kokës

Jetë 11/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Close-up shot of a woman suffering from a headache and rubbing her temples at home
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndryshimet hormonale janë një arsye madhore sa i përket shfaqjes së dhimbjeve të kokës dhe migenës.

Numri i njerëzve që vuajnë nga migrena arrin në miliona, dhe gratë janë tre herë më të predispozuara të preken nga këto dhimbje se burrat.

Studimet klinike  tregojnë se struktura e sëmundjes tek një grua mund të ndryshojë gjatë shtatzanisë apo pas menopauzës.

Rreziku i shfaqjes së migrenës tek burrat dhe gratë rritet edhe nga faktorë të tjerë.

Për shembull, migrena mund të jetë e trashëgueshme dhe rreziku është më i lartë tek fëmijët apo të afërmit e brezit të parë.

Mosha është një tjetër faktor rreziku.

Njerëzit mund të vuajnë nga migrena nga mosha 15 deri në moshën 55 vjeç.

Megjithatë, sulmi i parë i dhimbjeve vërehet përpara moshës 40 vjeçare.

Faktorë të tjerë rreziku të migrenës janë: tensioni i lartë i gjakut, ankthi, depresioni, ishemia dhe epilepsia.

Ushqimet Më Të Këqija Për Migrenën

Kafeja

Sipas të dhënave, të cilave u referohet AgroWeb.org, njerëzit që konsumojnë më shumë se 540 mg kafeinë në ditë janë 10 përqind më të rrezikuar nga dhimbjet e kokës dhe migrena.

Ekspertët rekomandojnë që të mos konsumoni më shumë se 400-500 mg kafeinë në ditë që përkthehet në 3-4 filxhanë kafeje në ditë.

Njerëzit që duan të heqin dorë nga kafeja duhet ta bëjnë atë gradualisht dhe jo menjëherë.

Çokollata

Disa aminoacide tek çokollata kanë aftësinë të nxisë dhimbjet, sidomos tek njerzit që vuajnë nga migrena.

Ëmbëlsuesit Artificialë

Ëmbëlsuesit artificialë rrisin rrezikun e migrenës dhe dhimbjeve të kokës.

Këto ëmbëlsues gjenden në shumë prej pijeve dhe ushqimeve të përpunuara.

Mishi i Përpunuar

Substancat artificiale që gjenden tek mishrat e përpunuar kanë lidhje me shfaqjen e migrenës tek disa njerëz.

Në këtë kategorizim mendohet të luajë një rol edhe përmbajtja e mikrobiomës në stomak.

Kura Natyrale

 Një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë).

Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme./AgroWeb/

Artikulli paraprakSulmohet një mjek në QKMF-në e Suharekës
Artikulli i rradhës ‘Qendra e kontrollit të oreksit’ të trurit është e ndryshme te njerëzit që janë mbipeshë ose që jetojnë me obezitet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.