Opinioni publik u tronditë sot nga një ngjarje e dhimbshme e ndodhur në Malishevë. E ndjera L.Sh. pas shkuarjes në një klinikë private për të hequr një dhëmb që i shkaktonte dhimbje – ky proces duket se i kushtoi me jetë.
Pas reagimeve të shumta nga shoqëria civile dhe profesionale, këtë ngjarje e ka komentuar dhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia.
Përmes një njoftimi, Vitia u shpreh i pikëlluar me vdekjen e 35-vjeçares derisa po trajtohej në një klinikë private në Malishevë, transmeton Gazeta Shneta.
“Ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit” ka thënë ministri Vitia.
Mes tjerash, ai ka potencuar se ka marr masa që ky veprim nuk dot të kalohet në heshtje dhe as nuk do të harrohet.
“Kam kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa. Në rast të evidentimit të shkeljeve penale ato do të procedohen menjëherë në organet e drejtësisë” ka theksuar më tutje Vitia.
Vdekja e gruas në Malishevë ndodhi në ordinancën e licencuar për shërbime gjinekologjike
Njoftimi i plotë:
Jemi të gjithë të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e gruas 35 vjeçare në Malishevë teksa priste të mjekohej.
Ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit.
Kam kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa.
Në rast të evidentimit të shkeljeve penale ato do të procedohen menjëherë në organet e drejtësisë.
Ky rast nuk do të kalojë as në heshtje dhe as nuk do të tretet në harresë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes që humbi më të dashurën e tyre.


