Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritja e rasteve me Covid-19, infektologët tregojnë nëse pritet përkeqësim i situatës

Lajme 24/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 Një pacient është duke u trajtuar për Covid-19 në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vetëm në dy javët e fundit, sipas IKSHPK-së, janë regjistruar 46 raste me Coronavirus. Vlerësohet se gjendja e përgjithshme epidemiologjike është stabile.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar sot se vetëm në dy javët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19. Infektologu  Arben Vishaj ka konfirmuar për Express se aktualisht një pacient është i shtrirë në Klinikën Infektive si pasojë e infektimit me këtë virus.

“Një pacient e kemi të shtrirë në Klinikën Infektive. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Vishaj për Express.

E lidhur mbi mundësinë e përhapjes në masë të madhe të Coronavirusit ka folur infektologu Hamdi Hamadani. Ramadani ka thënë për Express se në rritjen e rasteve me Covid-19, ka ndikuar sezona e verës.

Këtu ai ka përmendur ardhjen e mërgimtarëve dhe fluksin e madh të qytetarëve në kafiteri e restorante.

“Si pandemi mendoj që vaksinimi jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e botës e ka zvogëluar , e ka ulë shumë dinamikën, por që rastet me Covid-19 mendoj që janë paraqitur, janë raste që janë si pasojë e ardhjes së mërgatës, koncentrimi i madh i njerëzve në restorante, bazente, kafiteri e të tjera, e kanë favorizuar”, ka thënë ai.

E meritën për uljen e rasteve me Covid-19, ai ia ka lënë procesit të vaksinimit.

“Nuk mendoj që do të kaloj në shifra, në një masë të një sëmundje që do të marr përmasa të mëdha, të rritur, shqetësuese apo të tjera, nëse bëhet vaksinimi dhe imunizimi me vaksina”, deklaroi Ramadani.

IKSHPK-ja ka njoftuar sot në nga 9 gusht janë raportuar 46 raste pozitive me Covid-19. /Gazeta Express/

Artikulli paraprakHaxhiu për vdekjen e pacientit nga zjarri në repartin e Psikiatrisë: Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi
Artikulli i rradhës Bordi Drejtues i SHSKUK-së kërkon të merren masa ligjore për vdekjen e pacientit nga zjarri në Psikiatri

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.