Brenda dy ditësh në vendin tonë kanë ndodhur dy vdekje të pacientëve në institucionet shëndetësore. Një paciente ka vdekur pasi hoqi një dhëmb në ordinancën private “Doktorat” dhe një pacient i repartit psikiatrik i ka vënë zjarrin dhomës në të cilën ka qëndruar ku si pasojë ka vdekur. Lidhur me këto raste ka reaguar e shqetësuar Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.
Sipas tyre këto vdekje nëpër institucionet publike e private shëndetësore tregojnë për nivel të ulët të sigurisë së pacientëve, shkruan Gazeta Shneta.
Mungesa e licencimit të institucioneve publike, mungesa e mbikëqyrjes së mjaftueshme të institucioneve shëndetësore janë ndër arsyet që ndodhin këto raste dhe për këtë kanë fajësuar Ministrinë e Shëndetësisë.
Mungesa e licencimit të institucioneve publike shëndetësore bënë që disa nga to të mos i plotësojnë kushtet për ofrim të shërbimit, gjë e cila rrezikon sigurinë e pacientëve.
Po ashtu, mungesa e mbikëqyrjes së mjaftueshme të institucioneve shëndetësore, bënë që shumë shpesh ato të mos i përmbahen kushteve të licencimit, gjë e cila ndikon në sigurinë e pacientëve!
Të dy këta faktor kanë ndikim direkt në sigurinë e pacientëve.
Ministria e Shëndetësisë e cila e ka në kompetencë edhe licencimin (të cilin po refuzon ta bënë) edhe mbikëqyrjen nuk po e ushtron si duhet, prandaj edhe po ndodhin raste të tilla, – thuhet në reagim.
Më tutje ata kanë kërkuar që edhe rasti që ka ndodhur në QKUK të hetohet pasi që është në përgjëgjësinë e shtetit ata që janë brenda klinikës dhe si të tillë duhet të mbrohen.
Mirë që Ministri ka deklatuar se rasti i Malishevës nuk do të kalojë pa masa. Njësoj do të duhej të veprohej edhe tek rasti në QKUK. Nuk mund të presim gjithmonë “sjellje racionale” nga pacientët me probleme mendore. Brenda klinikës ata janë në duart e shtetit dhe si të tillë duhet të mbrohen.
Një sistem i tillë shëndetësor gjithmonë do të prodhoj rezultate të dobëta shëndetësore, shpërdorime, skandale etj, – shkruan PRAK.
Postimi i plotë:




