Fëmijët me hiperleksi janë shpesh lexues autodidakt, të cilët mund të lexojnë shumë më shumë se ç’pritet në moshën e tyre, por luftojnë për të kuptuar atë që po lexojnë.
Termi hiperleksi u krijua në vitin 1967 dhe atëherë është definuar si përshkrim për fëmijët me aftësi të kufizuar neuro-zhvillimore të cilët treguan aftësi të shkëlqyera në lexim shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
“Ka mënyra të ndryshme në të cilat hiperleksia përcaktohet (ose diagnostikohet), ku më e zakonshme është dallimi midis aftësive kognitive dhe aftësive të leximit, të tilla që aftësitë e leximit paraprijnë shumë përtej asaj që pritet bazuar në njohje,” shpjegon Dr. Laura Justice, eksperte në shkencën e të folurit.
Tipari më i zakonshëm që e karakterizon hiperleksin është aftësia për të përshpejtuar leximin e fjalëve.
Sipas Justice, studimet e imazheve të trurit tregojnë se zonat e trurit të lidhura me përpunimin visual mund të kenë aktivizim më të madh tek personat me hiperleksi.
Pasi të fillojnë të lexojnë ose të deshifrojnë fjalët në libra, fëmijët me hiperleksi do të duken si lexues të jashtëzakonshëm, por ata e kanë të vështirë t’i përgjigjen një pyetjeje se çfarë ishte mesazhi i asaj që kishin lexuar.
Ajo se çfarë është e rëndësishme në këtë rrugëtim mbetet mbështetja e fëmijës e sidomos nga ana prindërore. Kjo pasi të përballeni me hiperleksi mund të jetë sfiduese dhe frustruese.
Andaj, gjatë kësaj rruge është mirë që të bisedoni dhe konsultoheni me një nga profesionistët e fushës. /Gazeta Shneta/


