Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikon puna me ndërrimet e natës në shëndetin e trurit

Jetë 07/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet e reja sugjerojnë se puna me turne në mbrëmje – ndërrime të natës, mund të ndikojnë në funksionin e trurit duke çuar në dëmtime njohëse (kognitive).

Njerëzit janë një specie kryesisht ditore, që do të thotë se ata janë zgjuar dhe aktivë gjatë ditës dhe flenë natën. Megjithatë, bizneset janë të hapura, dhe shumica e botës operon 24/7.

Por sipas hulumtimeve, ndërrimet e mbrëmjes, apo ndërrimet e rotacionit të ditës/natës mund të dëmtojnë mirëqenien e një personi, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Për shembull, një studim i vitit 2021 gjeti lidhje midis punës në turne të natës, gjumit me cilësi të dobët dhe ndërprerjeve të jetës familjare dhe shoqërore. Përveç kësaj, hulumtimi i vitit 2022 sugjeron se ndërrimi i turneve të natës mund të ulë shanset për plakje të shëndetshme.

Tani, një studim i ri i botuar më 23 gusht në “PLOS One” gjeti lidhje midis punës së natës dhe turneve të rradhës dhe dëmtimit të përgjithshëm kognitiv – veçanërisht, dëmtimeve në kujtesë dhe funksionin ekzekutiv.

Për hulumtim, shkencëtarët analizuan 47,811 persona të moshës së mesme dhe të moshuar duke përfshirë intervalin 45 deri në 85 vjeç dhe duke përdorur të dhëna nga baza e Studimit Longitudinal Kanadez mbi plakjen.

Në mënyrë të veçantë, puna në turne të natës lidhej me dëmtimin e funksionit të kujtesës.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se dëmtimet e kujtesës dhe funksionit ekzekutiv ishin dukshëm më të larta në mesin e punëtorëve jo të bardhë ose të punëtorëve me depresion.

Megjithatë, punëtorët e moshuar ose me të ardhura më të larta kishin më pak gjasa të përjetonin këto dëmtime të ndërrimit të punës.

Duhanpirësit aktualë dhe individët me obezitet gjithashtu kishin një probabilitet më të lartë të dëmtimit kognitiv.

Pse puna në turnet e natës do të shkaktonte dëmtime njohëse?

Autorët e studimit spekulojnë se ndërrimet e natës mund të shkaktojnë ndërprerje të përsëritura të ritmit cirkadian që mund të rezultojë në privim të gjumit, përgjumje gjatë ditës dhe inflamacion të trurit – duke çuar në rënie njohëse.

Përveç kësaj, ndërprerjet e ritmit cirkadian mund të shkaktojnë stres fiziologjik dhe rritje të niveleve të kortizolit, të cilat mund të luajnë një rol në funksionin e trurit.

Shkencëtarët thonë gjithashtu se shqetësimet e ritmit cirkadian kanë qenë të lidhura me neurodegjenerimin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Lidhje e re midis sëmundjes së Parkinsonit dhe zorrëve
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.