Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Matja e tensionit të gjakut kur jeni të shtrirë në shpinë mund të ju shpëtojë nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru

Jetë 11/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të kesh presion të lartë të gjakut kur jeni shtrirë në shpinë, mund të nënkuptojë se jeni në rrezik më të madh për sulm në zemër ose goditje në tru, tregon një studim.

Studiuesit amerikanë thanë se rreth 16 për qind e njerëzve që nuk kishin presion të lartë të gjakut derisa ishin ulur, u zbulua se u rritej shtypja kur qëndronin shtrirë. Ata ishin në rrezik më të madh nga dy ndërlikimet vrasëse (sulmi në zemër dhe goditja në tru), si dhe nga pamjaftueshmëria i zemrës dhe shanset e përgjithshme për vdekje të parakohshme.

“Nëse presioni i gjakut matet vetëm kur njerëzit qëndrojnë ulur drejt, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare mund të huqet nëse nuk matet edhe kur ata janë të shtrirë në shpinë”.

“Gjetjet tona sugjerojnë se njerëzit me faktorë rreziku të njohur për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru mund të përfitojnë nga kontrolli i presionit të gjakut teksa janë shtrirë në shpinë”, ka sqaruar autori kryesor Duc Giao nga Shkolla Mjekësore e Harvardit.

Konsiderohet se keni presion të lartë të gjakut – i njohur mjekësisht si hipertension – nëse është 140/90 mmHg dhe më lartë.

Shtypja e lartë e gjakut prek rreth një në tre persona dhe mund ta rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmeve në zemër dhe goditjes në tru, si dhe aneurizmave, sëmundjeve të veshkave dhe demencës.

Hulumtimi më i fundit, i prezantuar në Sesionet Shkencore të Hipertensionit të Shoqatës Amerikane të Zemrës 2023 në Boston, shqyrtoi se si ndikonte presioni i gjakut kur qëndroni ulur ose kur jeni shtrirë.

“Përpjekjet për të menaxhuar presionin e gjakut gjatë jetës së përditshme mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut gjatë gjumit. Kërkimet e ardhshme duhet të krahasojnë matjet e presionit të gjakut në shpinë në klinikë me matjet gjatë natës”, është shprehur autori kryesor i studimit. /Telegrafi/

 

Artikulli paraprakStudim: Vetëm disa ilaçe antipsikotike u jepen personave me demencë
Artikulli i rradhës Mjeku i Javës dr. Artan Ahmeti: Pilot-projekti për infarktin akut shumë i rëndësishëm për uljen e vdekshmërisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.