Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës dr. Artan Ahmeti: Pilot-projekti për infarktin akut shumë i rëndësishëm për uljen e vdekshmërisë

Mjeku i javës 11/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen shefi i Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, dr. Artan Ahmeti i cili jep detaje rreth zbatimit të pilot- projektit për trajtimin e pacientëve me infarkt akut brenda 120 minuatave në komunën e Prishtinës.

Dr. Artan Ahmeti u lind më 5 qershor të vitit 1981 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Gjakovë. Nga viti 1999 – 2005, ndoqi studimet themelore në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i  Prishtinës. Nga viti 2006 – 2007 punoi si mjek i përgjithshëm ne Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, shkruan Gazeta Shneta.

Në vitin 2012 përfundoi specializimin nga Mjekësia Interne, kurse në  vitin 2015 subspecializimin nga Kardiologjia- QKUK, Prishtinë. Nga viti 2013 – në vazhdim, punon si mjek specialist kardiolog ne Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Aktualisht është shef i Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë – QKUK. Dr. Artani është autor i shumë punimeve shkencore me recension vendor dhe ndërkombëtar.

Para disa ditësh u bë e ditur se ShSKUK-ja dhe komuna e Prishtinës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për pacientët e rajonit të Prishtinës të cilët pësojnë infarkt akut të miokardit të kenë mundësi që në kohë rekorde të marrin trajtimin në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë Invazive. E lidhur me zbatimin e këtij projekti dr. Artani e konfirmon se tashmë ky pilot- projekt ka filluar dhe si qëllim ka zvogëlimin e kohës që quhet kontakti i parë i personelit shëndetësor me pacientin me sulm në zemër,

Po ka filluar. Qëllimi i këtij pilot – projekti është zvogëlimi i kohës të asaj që quhet “kontakti i parë i personelit shëndetësor me pacientin” (FMC – first medical contact), deri tek qendra e kateterizimit të zemrës (PCI centre), – bëri të ditur dr. Artani.

Ai po ashtu ka treguar edhe për rëndësinë e këtij projekti. 

Për muskulin e zemrës (miokardin) është shumë e rëndësishme revakularizimi i hershem (90-120min), pasi qe vetëm trajtimi në kohë i infarktit akut të miokardit, mundëson ruajtjen e funksionit të miokardit, si dhe ulje e vdekshmërisë. Trajtimi pas 120 min. i pacientëve me infarkt akut të miokardit (STEMI), e zvogëlon suksesin e këtij trajtimi, duke e rritur morbiditetin (sëmundshmërinë) dhe mortalitetin (vdekshmërinë) e këtyre pacientëve ,- tregoi dr. Ahmeti.

Dr. Artani ka ndarë informacione lidhur me zhvillimin e këtij pilot- projekti ku fillimisht synohet të jenë dy qendra trajtimi për pacientët me infarkt akut si dhe rrjeti i trajtimit të STEMI-it.

Kosova planifikohet të behet me dy qendra për trajtimin e pacientëve me infarkt akut te miokardit (STEMI). Planifikohet të bëhet rrjeti i trajtimit të STEMI-it në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë do të ju mundësohet pacientëve me STEMI, që nga momenti i kontaktit të pare me personelin shëndetësor, ti shmangen qendrave mjekësore ku nuk kryhet revaskularizimi (siç janë qendrat emergjente dhe Njësitë Koronare të spitaleve rajonale), por këta pacientë të dërgohen direkt në qendrën e kateterizimit të zemrës (PCI centre), që aktualisht është vetë ne Klinikën e Kardiologjisë ne QKUK,- dha detaje kardiologu Ahmeti.

Sipas tij për trajtimin e pacientëvë më infarkt akut të miokardit janë të gjitha kushtet e nevojshme ndërsa si sfidues do të jetë STEMI. 

Aktualisht ne Klinikën e Kardiologjisë janë të gjitha kushtet për trajtimin e pacientëve me Infarkt akut të miokardit.  Trajtimi i pacientëve me Infarkt akut të miokardit është mjaftë sfidues pasi qe STEMI është lloji më vdekjeprurës i atakut në zemër, me vdekshmëri të lartë intrahopitalore edhe në qendra e avancuar ne botën perëndimore. Por me punë ekipore mendoj që bëhet dhe do të behet me e mira e mundshëm për këta pacientë, – tregoi dr. Ahmeti.

Kardiologu Ahmeti tregoi edhe për mjetet shtesë që kanë nevojë si dhe tregoi se kanë numër të kufizuar të stafit infermierorë. 

Aktualisht kemi numër të kufizuar të stafit infermierorë, kurse sa i përket mjekëve specialistë jemi mjaftueshëm. Gjithashtu pajisjet për trajtimin e pacientëve me STEMI, i posedon salla e kateterizimit ne Kliniken e Kardiologjisë. 

Për një trajtim sa më kualitativ të pacienteve me STEMI, si dhe trajtimin e pacientëve tjerë me sëmundje të arterieve koronare, janë të nevojshme pajisjet shtesë si: Fractional floë reserve (FFR) or intravascular ultrasonography (IVUS), cutting balloon (CB), optical coherence tomography (OCT), rotational atherectomy (RA), intravascular lithotripsy (IVL), orbital atherectomy (OA) etj. 

Menaxhmenti i Klinikës së Kardiologjisë është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e SHSKUK-se, Bordin e SHSKUK-së, si dhe ministrin e Shëndetësisë, që të modernizohen sallat e kateterizimit të zemrës, e në këtë mënyrë të lehtësohet ofrimi i këtij shërbimi nga personeli shëndetësor, si  dhe pacientët të marrin shërbime invazive optimale,- tregoi dr. Artan Ahmeti./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Matja e tensionit të gjakut kur jeni të shtrirë në shpinë mund të ju shpëtojë nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru
Artikulli i rradhës Vaksinat nuk janë indikatorë për përhapje të MS-së

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës gjinekologu dr. Selman Demolli: Përparsitë, dallimet dhe komplikimet e lindjeve natyrale dhe epidurale

21/08/2023 Mjeku i javës

Kush është mjeku shqiptar nga Gjermania i cili po e avancon kardiologjinë në QKUK

08/08/2023 Mjeku i javës

Mjeku i Javës dr. Dërgut Aliu: Hapat që duhet t’i ndërrmerrni për planifikim të shtatzënisë

03/08/2023 Mjeku i javës

Mjeku i Javës dr. Venera Berisha- Muharremi: Si të menaxhoni diabetin në këto temperatura të larta të verës?

17/07/2023 Mjeku i javës

Mjeku i Javës dr. Jetmir Sejdiu: Ndikimi i temperaturave të larta në zemër, personat më të rrezikuar, këshilla dhe mënyra se si të mbrohemi

14/07/2023 Mjeku i javës

Mjeku i Javës dr. Leminot Salihu: Sëmundjet e gojës, anomalitë kraniofaciale, faktorët dhe mbrojtja nga këto sëmundje

05/07/2023 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.