Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Puna me orare të zgjatura mund të bëjë që t’ju bien flokët dy herë më shpejt

Jetë 13/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Puna me orë të gjata mund të dyfishojë shanset tuaja për të përfunduar pa flokë,  kanë pohuar studiuesit.

Shkencëtarët zbuluan se burrat që punonin më shumë se 52 orë në javë humbën flokët e tyre me dyfishin e shpejtësisë, krahasuar me ata që punonin më pak se 40 orë në zyrë.

Ata thonë se ka gjasa që stresi i shkaktuar nga puna dhe jo mungesa e kohës së mjaftueshem është shkaku kryesor për këtë. Hulumtimi, i cili ekzaminoi më shumë se 13,000 burra të punësuar, besohet të jetë i pari që studion në mënyrë specifike ndikimin e orarit të gjatë të punës në humbjen e flokëve.

Ndryshimet në nivelin e hormoneve që ndodhin gjatë stresit mund të ndikojnë në disa zona të trupit. Kur prodhohen hormone shtesë, ato mund të pengojnë rritjen e folikulave të  flokëve në kokën tuaj.

Studimet e mëparshme kanë treguar se stresi bën që sistemi imunitar të sulmojë këto folikula, por arsyet nuk dihen ende. Mendohet gjithashtu se stresi bën që flokët të bien para kohe dhe të mos rriten qime të reja.

Akademikët që qëndrojnë pas studimit tani i kanë nxitur ligjvënësit të kufizojnë numrin e orëve që njerëzit mund të punojnë.

Studiuesit, nga Shkolla e Mjekësisë Universitare Sungkyunkëan në Seul, Koreja e Jugut, studiuan 13,391 burra të moshës midis 20 dhe 59 vjeç nga 2013 deri në 2017.

Ata u ndanë në tre grupe: ‘orare normale’, ku futeshin burrat të cilët punonin në një javë 40-orë, “orare të zgjatura” për burrat që  punonin deri në 52 orë, dhe ‘shumë te zgjatura” për ata që punonin mbi 52 orë.

Mosha, statusi martesor, arsimi, të ardhurat mujore të familjeve, pirja e duhanit dhe orari i punës u morën parasysh gjithashtu.

Orari i gjatë i punës u zbulua se lidhej ndjeshëm me zhvillimin e alopecisë, ose humbjes se flokëve.

Rënia e flokëve në grupin normal ishte dy përqind në fund të studimit. Në grupin me orar të zgjatur ishte tre përqind dhe gati katër përqind në kategorinë e burrave me orare shumë të zgjatura. Studiuesit thonë se stresi është fajtori më i mundshëm, që shkakton dëme në folikulet dhe duke bërë që flokët të hyjnë në fazën e rënies përfundimtare.

Hulumtimi u botua në revistën “Environmental Medicine” dhe nuk përfshinte gratë./pernenat/

Artikulli paraprakDieta me vitaminë A: Pse janë të rëndësishme për shëndetin tuaj?
Artikulli i rradhës 7 faktorë të stilit të jetesës së shëndetshme që mund të zvogëlojnë rrezikun e depresionit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.