Shkencëtarët zbuluan se një përbërës në shafranin e Indisë i quajtur kurkumin ishte po aq efektiv sa omeprazoli në reduktimin e simptomave të shqetësimit të stomakut.
Njerëzit që përjetojnë shqetësime të përsëritura të stomakut pa ndonjë shkak të njohur – dispepsia funksionale, shpesh i drejtohen antacidëve ose frenuesve të pompës protonike (PPI) si omeprazoli për të lehtësuar simptomat, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.
Megjithatë, studimet kanë lidhur përdorimin afatgjatë të frenuesve të pompës protonike me një rrezik në rritje të frakturave, infeksioneve tek fëmijët dhe demencës.
Tani, një studim i ri i kryer në Spitalet Universitare në Tajlandë mund të ketë gjetur një alternativë ndaj ilaçeve si omeprazoli.
Prova klinike e dyfishtë e verbër, e kontrolluar nga placebo, e botuar më 11 shtator në “BMJ Evidence-Based Medicine”, zbuloi se përdorimi i shafranit të Indisë për dispepsi mund të zvogëlojë simptomat e dispepsisë funksionale në mënyrë efektive si omeprazoli.
Shafrani i Indisë përmban kurkuminë – një përbërës i njohur për të siguruar shumë përfitime shëndetësore. Aktualisht, mjekët në Azinë Juglindore përdorin shafran të Indisë për të trajtuar dispepsinë.
Për studimin, shkencëtarët fillimisht rekrutuan 206 njerëz të moshës 18 deri në 70 vjeç me dispepsi funksionale. Ekipi hulumtues i ndau pjesëmarrësit në tre grupe.
– Grupi i kurkuminës mori dy kapsula 250 mg kurkumin katër herë në ditë dhe një kapsulë placebo.
– Pjesëmarrësit e omeprazolit morën një kapsulë omeprazol 20 mg në ditë dhe dy kapsula placebo katër herë në ditë.
– Një grup i kombinuar i omeprazolit dhe kurkuminës mori dy kapsula prej 250 mg kurkumin katër herë në ditë dhe një kapsulë omeprazol 20 mg një herë në ditë.
Pjesëmarrësit i morën kapsulat për 28 ditë.
Duke përdorur rezultatin e vlerësimit të ashpërsisë së dispepsisë (SODA), shkencëtarët vlerësuan simptomat e pjesëmarrësve në fillimin e studimit dhe përsëri në ditët 28 dhe 56-të.
Pas analizimit të të dhënave, ekipi zbuloi se në ditën e 28, pjesëmarrësit në të gjitha grupet përjetuan reduktime të konsiderueshme në simptomat funksionale të dispepsisë, duke përfshirë dhimbjen. Për më tepër, në ditën e 56-të, këto përmirësime të simptomave ishin edhe më të theksuara.
Megjithatë, pavarësisht numrit të vogël të pjesëmarrësve dhe periudhës së shkurtër të studimit, shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre ofrojnë prova se përdorimi i shafranit të Indisë për dispepsi mund të jetë një alternativë ndaj omeprazolit për njerëzit me dispepsi funksionale. /Gazeta Shneta/


