Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nutricionistja Daka: Femrat që vuajnë nga anemia nuk duhet t’i hanë këto ushqime

Jetë 27/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e Shëndetit” ka folur për personat, të cilët vuajnë nga anemia. Ajo ka shpjeguar llojet e anemisë dhe problemet që shfaqen te personat e ndryshëm.

“Ka disa lloje anemish. Anemi me mungesë të vitaminës B12 dhe acidit folik. Ka anemi të lindura apo ato që ne i themi anemi hemoglobinopati, të cilat nuk trajtohen me hekur. Ka anemi si rezultat i degjenerimit të shpejtë të qelizave të gjakut dhe kryesisht janë ato anemi që quhen hemolitike. Ka anemi si rezultat i sëmundjes së mëlçisë dhe veshkave. Pra, ka disa lloje anemish, por anemia më rutinë dhe më komune, por edhe më e thjeshtë për t’u trajtuar është anemia me mungesë të hekurit. Përqindja më e madhe e njerëzve janë femrat me cikël menstrual të shtuar. Femrat që kanë cikël të zgjatur menstrual dhe me sasi të shtuar fillojnë të bëjnë ulje të hekurit. Personat që kanë probleme me stomakun dhe me zorrët, personat që kanë ulcer mund të bëjnë hemoragji.

Një chek up rutinë që ne zbulojmë aneminë janë padyshim ato që ne quajmë parametrat e gjakut, ku ne shikojmë nivelin e homoglobinës, e cila duhet të jetë 14 dhe më e lartë te meshkujt dhe 14 ose mbi 12 te femrat”, u shpreh Daka.

Më tej, ajo u ndal edhe te ushqimet që duhet të konsumojnë personat anemikë, në bazë të subjektit të trupit të tyre.

“Salmoni është mbajtësi më i mirë i hekurit, së bashku me tonin dhe sardelet, por duke u shoqëruar hekuri dhe yndyrnat e pangopura që kanë efekte pozitive në organizëm. Përveç salmonit, janë padyshim edhe frutat e detit, por gjithmonë ne shikojmë edhe problemet e tjera. Për shembull një grua mund të jetë anemike, por mund të ketë yndyrna të larta. Në këtë rast ne nuk i përdorim frutat e detit.

Gjithmonë regjimi kombinohet në bazë të subjektit që kemi, sepse mund të jetë një fëmijë, një grua shtatzënë, apo një person anemik i kombinuar me një patolologji ankologjike. Do trajtuar subjekti në varësi të personit që kemi përpara”, tha ajo./abc.al/

Artikulli paraprak10 ushqimet më të këqija për të ngrënë gjatë pirjes së alkoolit
Artikulli i rradhës Zyrtari i OBSh-së: Njerëzit në Kosovë po vdesin nga sëmundje lehtë të parandalueshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.