Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Synojmë të përmirësojmë edhe më tutje kushtet e punonjësve shëndetësor

Lajme 29/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Arben Vitia ka marr pjesë në një tryezë të përbashkët ku çështje diskutimi ishte sigurimi më i mirë i kushteve për punonjësit shëndetësor.

Një tryezë e përbashkët e organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS), shtjelluan temë diskutimi rreth Ligjit të Pagave në Sektorin Publik, gjegjësisht atë të shëndetësisë, përcjell Gazeta Shneta.

Sipas komunikatës së fundit nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se pjesëmarrës i kësaj tryeze diskutimi ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia.

Në këtë tryezë u diskutua me qëllim të sigurimit të kushteve sa më të mira për punonjësit shëndetësor.

“Si Ministër i Shëndetësisë mbetëm i përkushtuar që të hapim dialogun social për kontratën kolektive ku do të adresohen kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administratë.  Siç jeni të njoftuar, është formuar edhe grupi punues i përbërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ku janë diskutuar modalitetet lidhur me dialogun social, nevojat dhe kërkesat e stafit shëndetësor. Të gjitha këto kërkesa janë trajtuar me seriozitet të lartë dhe i kemi adresuar që të inkorperohen në kuadër të ligjit për pagat”, tha ministri Vitia.

Mes tjerash, Vitia ka thënë se aktualisht profesionistët shëndetësor kanë pagat më të larta në rajon, ndërsa theksoi se ky është një proces më kompleks ngaqë bëhet fjalë për trajtimin e kushteve të punës për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Aktualisht është duke u bërë dakordimi dhe definimi i të gjitha shtesave, së bashku me kompetencat dhe përgjegjësitë të cilat parashihen me ligj. Ai njoftoi të pranishmit se Ministria e Shëndetësisë ka adresuar kërkesat në përputhje me mundësitë buxhetore.

“Në kuadër të reformave të politikave sociale, si Qeveri mbetemi të përkushtuar për një sistem i cili shpërndan resurset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Për një shtet që siguron mirëqenien, krijon drejtësinë, barazinë dhe lirinë për të gjithë”, tha në fund të këtij takimi ministri Vitia.

Artikulli paraprakDaut Gorani thotë se kardiologët që protestuan sot janë njerëz që nuk punojnë
Artikulli i rradhës Ozempic mund të rrisë rrezikun e zorrëve të bllokuara, paralajmëron FDA

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.